Shkup, 22 shkurt – Në kuadër të riorganizimit të Asamblesë së Gruas në Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, mbrëmë në Çair, Teuta Ramadani është zgjedhur me shumicë votash për kryetare të degës së Asamblesë së Gruas së ASH-së në Çair.
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar zgjedhjen e Ramadanit duke i uruar sukses në menaxhimin e degës së asamblesë së gruas së ASH-së, në Çair.
