By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë
Maqedoni

Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë

admin
Last updated: 07/10/2024 07:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Nëse përfundimisht kreu i PDSH-së Menduh Thaçi është larguar nga Fronti Europian, zgjidhjet që i mbeten janë që t’i bashkohet shumicës parlamentare ose të veprojë si i pavarur me koalicionin qeveritar. Edhe pse u paralajmërua, Thaçi ende nuk ka dalë që zyrtarisht të tregojë arsyet për largimin nga FE por edhe për hapat e tij të mëtutjeshëm. Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur nëse tashmë ka biseduar me Thaçin për kalimin e tij në koalicionin qeveritar, tha se ai personalisht nuk ka biseduar, por paralajmëroi se në FE do të ketë lëkundje edhe më të mëdha.

“Ata janë bashkë si FE jo për shkak të vlerave europiane ose ideologjisë, por me çdo kusht, pra qëllimi i tyre i vetëm është që të jenë në pushtet me çdo kusht. Në momentin kur nuk janë në pushtet, nuk i bashkon asgjë. Pra, në momentin kur nuk janë në pushtet, ngadalë por në mënyrë të sigurt, nuk destabilizohet as qeveria e as shteti, por destabilizohet FE. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre. Unë mendoj se do të ketë situata dhe destabilizim më të madh brenda FE”, tha Izet Mexhiti.

Edhe pas mbarimit të zgjedhjeve Mexhiti paralajmëroi se të paktën 3-4 deputetë do të kalojnë në anën e shumicës parlamentare. Por nga FE thonë se koalicioni është i qëndrueshëm dhe se si grup i deputetëve funksionojnë me përbërjen e plotë. Prej atje thonë se nga Thaçi nuk kanë asnjë lajmërim për largimin e tij nga fronti.

“Fronti Europian funksionon me përbërjen e plotë në Kuvend dhe për pyetje eventuale mund t’i drejtoheni z. Menduh Taçit që ai të përgjigjet më qartë. Unë si deputete ju them se grupi parlamentar i FE-së funksionon me përbërjen e plotë për momentin”, deklaroi Rina Ajdari.

Paralajmërimi për largimin e Thaçit nga FE doli pasi ai nuk u paraqit në konferencën që e organizoi ky koalicion ku shprehu kritikat për 100 ditët e para të Qeverisë. Pa Thaçin, FE do të mbetet me 17 deputetë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë
Next Article Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?