By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thierry Henry e thotë hapur: Kylian Mbappe nuk është lojtari më i rëndësishëm te Franca
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Thierry Henry e thotë hapur: Kylian Mbappe nuk është lojtari më i rëndësishëm te Franca
Sport

Thierry Henry e thotë hapur: Kylian Mbappe nuk është lojtari më i rëndësishëm te Franca

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 15:28
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Thierry Henry ka befasuar me deklaratën e tij pas kualifikimit të Francës në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror 2026, duke e cilësuar Michael Olise si lojtarin më të rëndësishëm të ekipit të Didier Deschamps, madje para Kylian Mbappe.

Franca siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut pas fitores bindëse ndaj Suedisë në “MetLife Stadium”, ku Mbappe realizoi dy gola, ndërsa Bradley Barcola shtoi një tjetër në triumfin e francezëve.

Tani, francezët do të përballen me Paraguain në raundin e 16-të të Botërorit, në një tjetër test të rëndësishëm në rrugën drejt trofeut.

Pavarësisht se Mbappe ka arritur shifrën e gjashtë golave në këtë Kampionat Botëror, duke barazuar Lionel Messin, Henry beson se ndikimi i Olise në lojën e Francës është edhe më i madh.

“Gjithçka që ai bën pa top është e pakrahasueshme. Njerëzit zakonisht fokusohen vetëm te ajo që një lojtar bën me topin, por kur je një futbollist kaq teknik, shpesh harrohet detyra në mbrojtje. Nuk e bën këtë, ai mendon për lojën në çdo moment, për mënyrën se si e luan ndeshjen. Michael është i jashtëzakonshëm”.

“Mënyra se si e sheh lojën nuk është e njëjtë me atë të të tjerëve. Nëse gjërat nuk zhvillohen ashtu siç i ka imagjinuar, ndonjëherë del paksa nga loja, sepse e sheh gjithçka në mënyrë perfekte dhe shumë shpejt. Nëse nuk je në të njëjtën gjatësi vale me të, ndonjëherë bezdiset”.

“Çfarë lojtari. Kam pasur privilegjin ta stërvis. Ndonjëherë bënte gjëra në stërvitje dhe duhej ta përmbaje veten që të mos thoshe ‘wow’, sepse si trajner nuk mund ta bësh këtë. Shikoja ndihmësin tim dhe i thosha: ‘A e pe çfarë bëri sapo?’ Pastaj rikthehesha dhe thosha: ‘Ejani, ejani, vazhdojmë djema’”.

“Ky djalë është në një planet tjetër, është thjesht ndryshe”.

“Lojtari i ndeshjes gjithmonë do të jetë Kylian Mbappe, sepse do të prodhojë statistika që askush tjetër nuk mund t’i arrijë, por lojtari më i rëndësishëm i Francës është Michael Olise”, deklaroi Henry për Fox Sports.

Ndërkohë, Olise po zhvillon një Botëror të jashtëzakonshëm, duke kryesuar renditjen e asistuesve me pesë asistime në katër ndeshje, teksa vazhdon të jetë një nga armët kryesore të Francës në garën për titullin e kampionit të botës.

You Might Also Like

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar

Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taylor Swift dhe Travis Kelce gati për dasmën e vitit, dalin detaje të reja
Next Article Ndalohen katër shoferë, drejtonin makinat pa leje për vozitje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?