By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv
Maqedoni

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv

admin
Last updated: 03/08/2025 12:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 3 gusht – Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë.

“BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. ‘Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja. Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret. Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI me këtë rast kërkon Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, sanksione ndaj organizatorëve, reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, si dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional.

“Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mexhiti: Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë
Next Article Zeqirija Ibrahimi ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?