By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Thjerëzat, përfitimet e vlerave sipas ngjyrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Thjerëzat, përfitimet e vlerave sipas ngjyrave
Kuriozitete

Thjerëzat, përfitimet e vlerave sipas ngjyrave

admin
Last updated: 05/02/2024 09:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Thjerëzat janë bishtajore me kokërra të imëta por me vlera dhe ushqyes të një niveli të lartë. Ato kombinohen mjaft mirë në supa, gatime dhe receta të ndryshme shqiptare. Forma e thjerëzave është si ajo e fasuleve por në miniaturë. Disa lloje thjerëzash kanë formë ovale ndërsa disa të tjerat janë më të sheshta.

Thjerëzat kanë nivel të lartë proteinash dhe fibre. Ato gatuhen më shpejt se fasulet sepse janë më të imëta. Në aspektin historik, thjerëzat njihen si bishtajoret më të lashta të rritura në Lindjen e Mesme.

Shqipëria është një prodhues ideal i bishtajoreve dhe shquhet për prodhimin e fasuleve të tipeve dhe ngjyrave të ndryshme. Por thjerëzat thjesht mungojnë në kultivimin vendas. Ndërkohë që cilësia e tokës dhe kushtet e motit janë krejt të favorshme për kultivimin e thjerëzave, ende investimet në kultivimin e këtyre bishtajoreve nuk kanë nisur.

Në tregjet e huaja, çmimi i thjerëzave është edhe më i shtrenjtë se i fasuleve dhe tokat shqiptare kanë potencial të sigurtë për t’i shtuar thjerëzat në katalogun e produkteve të kultivuara.

Në botë njihen tre lloje të thjerëzave: jeshile, të kuqe dhe kafe. Thjerëzat kafe janë më të përhapurat nëpër raftet e supermarketeve. Këto thjerëza veçanërisht ato të varietetit spanjoll kanë nuancë të theksuar të jeshiles.

Varieteti francez është ai i thjerëzave jeshile të errët dhe me shkëlqim. Shija e tyre është më e fortë se sa thjerëza kafe. Për më tepër, çmimi i tyre është më i lartë se çdo varietet tjetër.

Thjerëzat e kuqe kanë vetëm emrin të tillë, sepse ngjyra e tyre e vërtetë është portokallia. Këto thjerëza janë më të rrallat dhe importohen nga tregjet aziatike. Edhe këto thjerëza kanë disa varitete që klasifikohen kryesisht në bazë të ngjyrës: e kuqe e ndezur, e artë dhe e verdhë e ndezur.

Farat e thjerëzave kanë gjithashtu ngjyra të ndryshme. Thjerëzat mund të shiten të plota ose të ndara. Ato mund t’i bleni edhe të konservuara. Kur thjerëzat e kuqe gatuhen për shumë kohë, ato copëtohen dhe shpërbëhen. Për këtë arsye, thjerëzat e kuqe janë shumë të mira për të trashur lëngun në gatimet tuaja.

Thjerëzat jeshile janë më të përmbajtura në gatim. Ato e ruajnë formën e tyre gjatë gjithë kohës, ndonëse marrin nuancën e ngjyrës kafe dhe lëshojnë një aromë më të fortë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të gjitha thjerëzat në përgjithësi kanë një jetëgjatësi më të madhe kur ruhen në një vend të thatë, por kini parasysh që ngjyra e tyre zbehet me kalimin e kohës. Thjerëzat e gatuara mund të ruhen në frigorifer deri në gjashtë muaj.

Për ta përmbledhur
Thjerëzat jeshile i gjejmë në dy varietete ndërsa të kuqet në më shumë syresh. Thjerëzat jeshile kanë një aromë më të fortë tokësore se sa të kuqet. Gjatë gatimit, thjerëzat jeshile ruajnë formën dhe shijen, ndërsa të kuqet kanë tendencën të shpërbëhen gjatë një periudhe të gjatë gatimi. Thjerëzat jeshile kushtojnë më shumë se ato të kuqe./AgroWeb.org

You Might Also Like

Mjekët zbulojnë një gjarpër të gjallë duke notuar në barkun e një njeriu

Në flakë dhe mbi dy rrota, rekordi i çmendur i francezit

Një burrë gëlltiti një lugë ndërsa ishte i dehur, besoi se ishte ëndërr për 6 muaj

Lojë logjike: Sa shalqinj ka në figurë?

NASA ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, një planet të ri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpëtohet grupi i turistëve i bllokuar në Bogë të Malësisë së madhe, njëri prej tyre i lënduar
Next Article Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë mbledh në Romë krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin
Sport
Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Sport
Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Sport
Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?