Tifozët qipriot të Omonias kanë arritur në Prishtinë dhe do jenë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për duelin ndaj Dritës.
Kampionët e Kosovës, FC Drita e mirëpret Omonian me fillim nga ora 18:45 në kuadër të xhiros së dytë të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifozët e ekipit mysafir tashmë ndodhen në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe janë mbledhur aty, para se të nisen drejt stadiumit “Fadil Vokrri”.