By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: TikTok kthehet në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > TikTok kthehet në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA
Bota

TikTok kthehet në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA

admin
Last updated: 14/02/2025 18:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

TikTok është kthyer në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtyer ndalimin e aplikacionit në pronësi kineze dhe siguroi gjigantët e teknologjisë se nuk do të gjobiten për lejimin e shkarkimit të tij.

Aplikacioni popullor i përdorur nga pothuajse gjysma e të gjithë amerikanëve, u ndalua për pak kohë muajin e kaluar, përpara se një ligj të hynte në fuqi më 19 janar që kërkonte që pronari i tij kinez ByteDance ose ta shesë atë për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me një ndalim.

Të nesërmen, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkonte të vonojë zbatimin e ndalimit me 75 ditë, duke lejuar TikTok të vazhdojë përkohësisht operacionet e tij në SHBA.

Megjithëse TikTok rifilloi shërbimin pas garancive të Trumpit, Google e hoqi atë nga Play Store dhe Apple nga App Store, shkruan the Guardian.

Por, TikTok, aplikacioni i dytë më i shkarkuar në SHBA vitin e kaluar, së fundmi ka njoftuar se tashmë është i disponueshëm përsëri për shkarkim.

Bëhet e ditur se vonesa mund të ishte për shkak se Google dhe Apple po prisnin garanci se nuk do të ndiqeshin penalisht për shpërndarjen e aplikacionit.

Ndërsa direktiva e Trumpit thoshte se kompanitë nuk do të përballeshin me ndëshkime për mbajtjen dhe funksionimin e aplikacionit.

Raportohet se TikTok pati më shumë se 52 milionë shkarkime në vitin 2024, sipas Sensor Tower.

Rreth 52% e shkarkimeve totale të tij ishin nga App Store i Apple, ndërsa 48% ishin nga Google Play.

Ndryshe, ligji që kërkon që ByteDance të shesë asetet e TikTok në SHBA ose përfundimisht të përballet me një ndalim, u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm Joe Biden në prill të vitit të kaluar, i shkaktuar nga shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe frika se Kina mund të përdorë aplikacionin e ndarjes së videove për të spiunuar përdoruesit amerikanë.

SHBA nuk ka ndaluar kurrë një platformë të madhe dhe ligji që miratoi vitin e kaluar i jep qeverisë autoritet gjithëpërfshirës për të ndaluar ose kërkuar shitjen e aplikacioneve të tjera në pronësi kineze.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peshku i rrallë nga thellësitë e oqeanit kapet në video – pamje të jashtëzakonshme
Next Article Drejtoria e Burgjeve përgënjeshtron prokurorin Olsi Dado: Ju thamë se Veliaj është i padënuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?