By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Titanik 3”, tre vjet burg për Ismet Gurin dhe dënim me kusht për Ejup Alimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Titanik 3”, tre vjet burg për Ismet Gurin dhe dënim me kusht për Ejup Alimin
Maqedoni

“Titanik 3”, tre vjet burg për Ismet Gurin dhe dënim me kusht për Ejup Alimin

admin
Last updated: 20/11/2024 14:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Gjykata e Apelit ka miratuar vendim për lëndën Titanik 3, në të cilën të akuzuar për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë Ismet Guri dhe Ejup Alimi, në cilësinë e funksionarëve të BDI-së asokohe.

Alsat mëson ekskluzivisht se Guri si i akuzuar i parë është dënuar me tre vjet burg, apo gjashtë muaj më pak se vendimi i Gjykatës Penale. Ndërkaq, për Alimin, të cilin Penalja e dënoi sikur Gurin me tre vjet e gjysmë burg, Apeli ka vendosur që të dënohet me 2 vjet burg me kusht, nëse nuk kryen vepër penale në afat prej pesë vitesh.
Lënda “Titanik 3”, para gjykatave të vendit ndodhet prej vitit 2018-të. Gjatë gjykimit të parë, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg, por Gjykata e Apelit në Shkup këtë e shfuqizoi dhe e riktheu lëndën nga e para. Penalja sërish i dënoi të akuzuarit me të njëjtën lartësi të dënimit, ndërkaq të akuzuarit sërish u ankuan në Apel, për çka tani Apeli ka miratuar vendimin.

Akuza për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor u përfaqësua nga ish Prokuroria Speciale Publike, por që më pas u trashëgua si lëndë nga Prokuroria Publike. Procesi gjyqësor ishte përcjellë me shumë lëshime dhe parregullsi, akuza për zvarritje të qëllimshme dhe presione politike, duke e bërë në të njëjtën kohë lëndën me numrin më të madh të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja dhe pala e akuzës.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në Gjykatën Penale merren në pyetje persona të njohur të Pallços lidhur me vrasjen e Vanjës dhe Panços
Next Article Kur të kemi nevojë për 80 vota në Parlament, do të tregohet në praktikë, thotë Mickoski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?