By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tony Awards 2025: Nicole Scherzinger triumfon mes lotëve, ndërsa George Clooney shpërfillet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Tony Awards 2025: Nicole Scherzinger triumfon mes lotëve, ndërsa George Clooney shpërfillet
Showbizz

Tony Awards 2025: Nicole Scherzinger triumfon mes lotëve, ndërsa George Clooney shpërfillet

admin
Last updated: 09/06/2025 09:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në një mbrëmje plot emocione dhe yje në Radio City Music Hall, Nicole Scherzinger rrëmbeu çmimin e saj të parë Tony si Aktorja më e Mirë Protagoniste në një Muzikal për rolin e Norma Desmond në Sunset Boulevard.

E përlotur, ajo falënderoi Zotin, të fejuarin Thom Evans dhe nënën e saj, që e rriti e vetme që në moshë të re.

“Gjithmonë jam ndjerë si dikush që nuk përket askund. Por sot, ndjehem si në shtëpi”, tha Nicole mes lotëve, ndërsa falënderoi kompozitorin Andrew Lloyd Webber dhe regjisorin Jamie Lloyd për besimin dhe mbështetjen, shkruan DailyMail.

Çmimin për Aktorin më të Mirë në një Muzikal e fitoi Darren Criss për Maybe Happy Ending, një shfaqje futuriste për dy robotë që përjetojnë dashuri dhe vetmi.

Muzikali fitoi gjithashtu edhe çmimin e madh si “Produksioni më i Mirë Muzikal”. Criss ia dedikoi çmimin bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, si dhe kujtimit të babait dhe vëllait të ndjerë.

Ndërkohë, George Clooney u shpërfill në mënyrë të papritur për rolin në Good Night, And Good Luck, duke humbur ndaj Cole Escola, i cili triumfoi me shfaqjen “Oh, Mary!”, të shkruar dhe interpretuar prej tij.

Sarah Snook, ylli i “Succession”, bëri debutimin në Broadway me një interpretim të jashtëzakonshëm në “The Portrait of Dorian Gray”, duke luajtur 26 role. Ajo fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë në një Shfaqje dhe u shpreh e nderuar përkrah emrave si Mia Farrow dhe Sadie Sink. “Kjo është një dhuratë për vajzën e vogël australiane që ëndërronte Broadway-n”, tha ajo. Ceremonia u prezantua nga Cynthia Erivo dhe ishte një festë e artit dhe talentit që e mbajti publikun të emocionuar deri në fund.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Maratonë” në pistë: Një burrë sfidon stafin e Aeroportit Heathrow, përfundon në furgon policie
Next Article Thunder fitojnë ndeshjen e dytë ndaj Pacers, barazohet seria finale në NBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?