By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: E kanë shndërruar burgun në hotel promaj, 8-10 orë në kundërshtim me ligjin u kanë mundësuar të burgosurve privilegje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: E kanë shndërruar burgun në hotel promaj, 8-10 orë në kundërshtim me ligjin u kanë mundësuar të burgosurve privilegje
Maqedoni

Toshkovski: E kanë shndërruar burgun në hotel promaj, 8-10 orë në kundërshtim me ligjin u kanë mundësuar të burgosurve privilegje

admin
Last updated: 27/02/2025 21:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sonte gjatë një interviste në “Samo intervju” bëri të ditur se sot, duke vepruar sipas një urdhri të lëshuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake, janë kryer dy bastisje në dy lokacione, në shtëpitë e personave që janë nëpunës në burgun “Shkupi”, për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer disa vepra penale së bashku me disa persona të tjerë të punësuar në burg.

“Gjendja faktike është tronditëse nga aspekti i informatave që kemi në dispozicion. Menaxheri i burgut dhe persona të tjerë të punësuar e kanë trajtuar burgun si një ‘tregtar individual’, shoqatë ose subjekt privat që merret me shërbime turistike, sepse në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar të dënuarve, të cilët përbëjnë rrezik të lartë sigurie, të shfrytëzojnë privilegje që nuk u takojnë sipas ligjit. Thjesht e shpjeguar, për tetë deri në dhjetë orë, në kundërshtim me ligjin, sipas indikacioneve, të dënuarit janë dërguar nga policia e burgut në lokacione të caktuara si shtëpia e tyre ose vende të tjera ku kanë shijuar privilegje, ndërkohë që janë ruajtur nga policia e burgut, por jo brenda asaj që lejohet me ligj, por për nevoja private.

Çfarë janë ato nevoja private do të përcaktojmë më tej, por dimë që nuk ka qenë për të qenë të disponueshëm për organet e ndjekjes, institucionet apo të ngjashme, por për nevoja të tjera private, të cilat nuk kanë bazë ligjore sipas ligjeve në fuqi”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri shpjegoi se këta drejtues e kanë kthyer burgun në një “Hotel promaja” sepse kanë lejuar përdorimin e privilegjeve të paligjshme për persona të caktuar të dënuar.

“Si një kompani tregtare dhe hotelerie, policët e burgut, të cilët paguhen nga qytetarët, i transportojnë nga burgu në një lokacion të caktuar, i ruajnë për tetë deri në dhjetë orë në atë lokacion, pastaj me karburant dhe automjete zyrtare, në kurriz të qytetarëve maqedonas, i kthejnë në burg. Ky është vetëm një pjesë e veprimeve të paligjshme që janë kryer. Aktualisht, me hetimin janë përfshirë dhjetë persona, dhe ky është vetëm një pjesë e shkeljeve të konstatuara.

Sot janë kryer bastisje në shtëpitë e dy personave, të cilët janë privuar nga liria dhe do të paraqiten para një gjyqtari të procedurës paraprake,” theksoi ministri Toshkovski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të rinjtë e Tetovës, arkitektët e inovacionit digjital
Next Article Krasniqi: Referendumi i Kurtit ka dështuar, gara ende nuk ka përfunduar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?