By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Jemi të fokusuar në sistemin funksional për ndjekjen e trafikut me kamera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Jemi të fokusuar në sistemin funksional për ndjekjen e trafikut me kamera
Maqedoni

Toshkovski: Jemi të fokusuar në sistemin funksional për ndjekjen e trafikut me kamera

admin
Last updated: 20/09/2024 17:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Jegunovc, 20 shtator – Punohet në një zgjidhje teknike krahas së cilës na duhet edhe zgjidhje ligjore për sistem funksional gjatë ndjekjes së trafikut me kamera, informon sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ai theksoi se qëllimi është vendosja e kamerave në funksion me të cilat do të vërtetohen dhe sanksionohen shkeljet e trafikut, të njihen viktimat në trafik dhe të rritet kultura e trafikut.

Vendosja e kamerave duhet të mbulojë edhe një pjesë të punëve kriminalistike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Jemi të fokusuar në ofrimin e një zgjidhjeje adekuate dhe teknike, aktualisht jemi duke punuar në një zgjidhje teknike dhe ligjore që do të na mundësojë të kemi një sistem funksional. Dhe kur filloi projekti, askush nuk mendoi në drejtimin se si do të vihej realisht në funksion i gjithë sistemi. Sa gjoba do të shqiptojë në bazë ditore, a do të mund të përpunohen nga punonjësit brenda Ministrisë, si do të procesohen. Kush do ta udhëheqë procedurën, a duhet të rritet numri i të punësuarve në Ministri, kush i ka kryer kundërvajtjet nga aspekti i nxjerrjes së kundërvajtjeve. A do të shkojnë në gjykatë, si do të veprojë gjykata, aktualisht një gjyqtar për kundërvajtje në Shkup punon në më shumë se 2000 lëndë në baza ditore dhe cakton më shumë se 45 gjykime. Kush do t’i përpunojë ato lëndë?. Qëllimi ynë është që në fund të shohim përfitimin në uljen e numrit të viktimave dhe ngritjen e kulturës së trafikut”, tha Toshkovski gjatë vizitës në Jegunovc.

Ai sqaroi se kamerat konkretisht duhet të vërtetojnë kundërvajtjen e kryer në tre segmente: parkim të gabuar, kalim në dritë të kuqe dhe shpejtësi të palejuar.

“Një nga projektet kyçe nëse nuk duam të ketë nga qindra viktima në bazë vjetore, duhet të ngritim kulturën e trafikut jo një shkallë, por tre, katër shkallë e më lartë”, tha Toshkovski.

Në pyetjen e gazetarëve edhe sa qytetarë nuk i kanë ndërruar dokumentet personale theksoi se ka mbetur një numër i vogël dhe se kaosi është zgjidhur para një muaji.

“Ka mbetur edhe një numër i vogël. Saktë nuk mund të them sa. Nuk është i saktë informacioni i cili ishte përhapur në opinion se një milionë patentë shoferi duhet të rilëshojmë. Mendoj se numri është diku rreth 200.000 të cilat duhet të jepen në periudhën e mbetur. Mendoj se kemi kapacitet për ta bërë këtë. Sërish këtu kemi dezinformata të përhapjes së gënjeshtrave nga ana e njerëzve të cilët nuk e duan vendin e tyre për të trembur ose defokusuar ose nuk e di se ç’farë bëjnë. MPB do të punojë në interes të qytetarëve”, tha Toshkovski.

Ai ishte për vizitë në zyrën e re të shërbimeve administrative e cila filloi me punë në departamentin policor në Jegunovc dhe komunën e Qendrës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hapet zyra për dhënie të dokumenteve personale në repartin e policisë në Jegunovcë
Next Article Seanca e parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Sipas PTH-së motivi është zhvatja e parave, për Palevskin prokuroria kryen urdhër politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?