By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Krimi i organizuar në burgje nuk është problem i izoluar, nevojitet një përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Krimi i organizuar në burgje nuk është problem i izoluar, nevojitet një përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar
Maqedoni

Toshkovski: Krimi i organizuar në burgje nuk është problem i izoluar, nevojitet një përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar

admin
Last updated: 02/09/2026 14:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua Konferencës Rajonale “Krimi i organizuar në burgje: Forcimi i integritetit, inteligjencës dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ku marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse dhe ekspertë nga vendet e rajonit. Në fjalën e tij, ministri Toshkovski theksoi se krimi i organizuar në institucionet korrektuese nuk duhet të trajtohet si një problem i izoluar i burgjeve, pasi strukturat kriminale mund të vazhdojnë të komunikojnë, të ushtrojnë ndikim dhe të ruajnë rrjetet e tyre edhe pas privimit të lirisë, me pasoja për integritetin e institucioneve dhe efikasitetin e të gjithë sistemit të drejtësisë penale.

“Duhet t’i njohim hapur dobësitë. Mbipopullimi, mënyra e zbatimit të paraburgimit, alternativat e zhvilluara pamjaftuesjëm, rreziku i rekrutimit të personave të cenueshëm dhe mundësia e ndikimit korruptiv krijojnë hapësirë që strukturat kriminale e shfrytëzojnë. Në të njëjtën kohë, presionet, frikësimi dhe korrupsioni mund të cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe qëndrueshmërinë e personelit të burgjeve. Këto sfida janë reale dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë”, theksoi Toshkovski.

Ai potencoi se integriteti duhet të jetë një nga shtyllat themelore në luftën kundër këtij lloji të krimit, përmes standardeve të qarta profesionale, menaxhimit të përgjegjshëm, mekanizmave efikasë për kontroll dhe parandalim të korrupsionit, si dhe mbështetjes institucionale për punonjësit, në mënyrë që ata të jenë në gjendje t’u rezistojnë presioneve dhe ndikimeve.

Si një segment veçanërisht të rëndësishëm, ai veçoi edhe inteligjencën në institucionet korrektuese, duke theksuar se identifikimi në kohë i rreziqeve kërkon informacione cilësore, analiza të mira dhe shkëmbim efikas të informacionit ndërmjet shërbimeve të burgjeve, policisë, prokurorisë dhe institucioneve të tjera kompetente.

“Asnjëra prej këtyre masave nuk mund të japë rezultat të plotë pa bashkëpunim. Nga parandalimi dhe hetimi, përmes ngritjes së akuzës dhe gjykimit, deri te ekzekutimi i sanksionit – institucionet duhet ta shohin krimin si një sfidë të përbashkët. Vetëm përmes mekanizmave të koordinuar operacionalë, shkëmbimit efikas të informacionit, trajnimeve të përbashkëta dhe procedurave të qarta për mbrojtjen e integritetit mund të ndërtojmë institucione të qëndrueshme, të cilat do të mbrojnë si sigurinë, ashtu edhe të drejtat e njeriut”, tha Toshkovski.

Duke iu referuar dimensionit rajonal, ministri theksoi se rrjetet kriminale transnacionale, rreziqet e korrupsionit, presionet ndaj punonjësve dhe mungesa e shkëmbimit efikas të informacionit të inteligjencës janë sfida që nuk njohin kufij dhe për këtë arsye kërkojnë një qasje të koordinuar, të integruar dhe afatgjatë.

Toshkovski përshëndeti iniciativën dhe rolin e Misionit të OSBE-së në Shkup në nxitjen e dialogut rajonal dhe krijimin e një platforme për bashkëpunim praktik dhe shkëmbim përvojash ndërmjet institucioneve dhe ekspertëve. Në përfundim, ministri theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerët në rajon dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, me qëllim ndërtimin e institucioneve më të forta, institucioneve korrektuese më të sigurta dhe një sistemi të drejtësisë penale më efikas dhe më rezistent në Evropën Juglindore.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas
Next Article Mickoski: Rritja e prodhimit industrial prej 3,4 për qind është tregues se gjendja është stabilizuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?