By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Me pajisje të re të dhuruar MPB-ja do t’i përmirësojë hetimet në vendin e ngjarjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Me pajisje të re të dhuruar MPB-ja do t’i përmirësojë hetimet në vendin e ngjarjes
Maqedoni

Toshkovski: Me pajisje të re të dhuruar MPB-ja do t’i përmirësojë hetimet në vendin e ngjarjes

admin
Last updated: 22/01/2025 19:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u krye pranim-dorëzimi i pajisjes për hetim më efikas në vendin e ngjarjes në vepra penale të cilat përfhsijnë armë. Pajisja do të përdoret fillimisht nga Sektori për hulumtime forenzike dhe njësitë për hetim në vendin e ngjarjes në Sektorët për punë të brendshme nëpër tërë shtetin.

Siç informojnë nga MPB, pajisja është dhuruar në suaza të projektit “Përforcim i kapaciteteve të sistemit për forenzikë dhe hetim në vendin e ngjarjes për përmirësim të kontrollit penal-juridik të armëve të vogla dhe të lehta”, të cilin e implementon UNDP në kuadër të Udhërrëfyesit për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, nënshkruese e të cilit është Maqedonia e Veriut.

Si donator i projektit paraqitet Fondi i besueshëm multilateral i Kombeve të Bashkuara për armë të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, të cilin e përbëjnë Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, me mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Një pjesë e pajisjes së dhuruar do të prëdoret edhe për pajsije të hapësirave të reja për simulim për hetime në vendin e ngjarjes, të cilat UNDP i zhvillon në Qendrën e MPB-së për trajnim në Idrizovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se implementimi i këtij projekti është me rëndësi të madhe për MPB-në, me çka, siç tha, konfirmohet prëcaktimi për realizim të qëllimeve nga Udhërrëfyesi për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa posaçërisht drejt miratimit të kprnizës ligjore për kotnroll të armëve.

“Ajo do të harmonizohet tërësisht me kornizën rregullatore të BE-së dhe e standardizuar në rjaon, reduktim i konsiderueshëm i qarkullimit ilegal të armëve të zjarrit, municionit dhe mjeteve shpërthyese si në suaza të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe më gjerë dhe gjithsesi përmes përforcimit të vetëdijes dhe aktiviteteve edukative me qëllim të kotnrollit më efikas të armëve të vogla dhe të lehta dhe parandalimit të tregtisë ilegale me armë”, tha Toshkovski.

Përfqaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara, Armen Grigorian foli për bashkëpunimin shumëvjeçar me Minsitrinë e Punëve të Brendshme në luftën kundër posedimit, keqpërdorimit dhe përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta në shtet.

Aktivitetet e parapara dhe donacionet janë pjesë e projektit “Përforcimi i kapaciteteve të sistemit për forenzikë dhe hetim në vendin e ngjarjes për përmirësim të kontrollit penalo-juridik të armëve të vogla dhe të lehta” dhe do të kontribuojnë për sendërtim të kapaciteteve balistike dhe aktiviteteve operative të Sektorit për hulumtime forenzike pranë MPB-së dhe drejt përmirësimit të kapaciteteve analitike, teknike dhe hetuese të njësive për Hetimet në vendin e ngjarjes nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bozhinovska – Ageler: Partneritet i fuqishëm me SHBA-në, bisedime për të ardhme energjetike
Next Article Kërçovarët “ngulfaten” dy ditë radhazi, është tejkaluar pragu i ajrit të ndotur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?