By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski në Forumin e shefave të policive kufitare: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski në Forumin e shefave të policive kufitare: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor
Maqedoni

Toshkovski në Forumin e shefave të policive kufitare: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 26/08/2026 12:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot u drejtua në Forumin e shefave të policive kufitare nga Ballkani Perëndimor, i cili në kuadër të Procesit të Berlinit mbahet më 26 dhe 27 gusht në Shkup, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga rajoni, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), si dhe partnerë evropianë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Në fjalimin e tij, ministri Toshkovski theksoi se migracioni mbetet një nga çështjet kyçe të kohës moderne, ku Ballkani Perëndimor njëkohësisht paraqet rajon tranzit dhe partner të rëndësishëm në përgjigjen kolektive evropiane ndaj sfidave migratore dhe të sigurisë.

„Presionet nga rrjedhat migratore të parregullta, shfrytëzimi i kategorive të cenueshme nga rrjetet kriminale dhe ngarkesa mbi institucionet nuk janë sfida të kufizuara në një kufi, një vend apo një rajon. Ato janë evropiane dhe globale. Nëse me të vërtetë duam të ndërtojmë hapësirë të përbashkët evropiane të sigurisë dhe besimit, duhet t’i tejkalojmë deklaratat dhe të kalojmë drejt mekanizmave konkretë të bashkëpunimit“, potencoi Toshkovski.

Duke u ndalur në rëndësinë e Procesit të Berlinit, ministri theksoi se ai nuk paraqet shkurtore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por rrugë kredibile përmes së cilës vendet e Ballkanit Perëndimor e demonstrojnë gatishmërinë, përgjegjësinë dhe përshtatjen me standardet evropiane. Bashkëpunimi efikas në fushën e migracionit dhe sigurisë kufitare, siç theksoi, sjell përfitime konkrete si për rajonin ashtu edhe për vendet anëtare të BE‑së.

„Siguria evropiane nuk përfundon në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Ajo ndërtohet përmes partnerëve të qëndrueshëm dhe të sigurt, përmes politikave të përbashkëta dhe përmes aftësisë së të gjithëve ne të kontribuojmë në përballimin e sfidave që e prekin Evropën si tërësi. Procesi i Berlinit nuk është vetëm përgatitje e Ballkanit Perëndimor për Evropën – por platformë që vetë Evropa të bëhet më e sigurt dhe më rezistente“, theksoi Toshkovski.

Ministri shprehu kënaqësi që Maqedonia është nikoqire e Forumit dhe shprehu falënderim ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Misionit të IOM për mbështetjen në organizim dhe përkushtimin ndaj procesit eurointegrues të rajonit.

Në fund, Toshkovski porositi se Forumi duhet të shfrytëzohet jo vetëm për shkëmbim të përvojave, por edhe për përcaktimin e prioriteteve të përbashkëta dhe thellimin e bashkëpunimit, me vizion për një Evropë në të cilën Ballkani Perëndimor është pjesë aktive dhe përgjegjëse e sigurisë, stabilitetit dhe së ardhmes së saj.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën tetë të vdekur dhe 26 të zhdukur pas përmbytjeve
Next Article Fillon ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, pjesëmarrës: Mickoski, Kurti, Mexhiti dhe Kasami
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?