By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski për rastin në “Keramidnicë”: Qartë dhe me vendosmëri do të luftojmë kundër krimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski për rastin në “Keramidnicë”: Qartë dhe me vendosmëri do të luftojmë kundër krimit
Maqedoni

Toshkovski për rastin në “Keramidnicë”: Qartë dhe me vendosmëri do të luftojmë kundër krimit

admin
Last updated: 14/11/2024 12:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Mirë është se nuk kemi gjendje të rrezikut për jetë të askujt në këtë moment, keq është se bandat kriminele edhe sot janë “të tërbuara”, por, në mënyrë adekuate, me vendosmëri dhe me ashpërsi do t’u përgjigjemi të gjithë atyre që “e prishin” qetësinë e qytetarëve tanë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me ngjarjen e sotme, ku një mjet shpërthyes është hedhur në një oborr në lagjen “Keramidnicë” në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në debatin “Platforma: 100% të përkushtuar për ty” me temë “Fokus në drejtësinë, sigurinë dhe mbrojtjen”, Toshkovski potencoi se qartë dhe me vendosmëri do të luftojnë kundër krimit dhe kundër krimit të organizuar.

“Vrasje ka pasur dhe do të ketë, hedhje të bombave ka pasur dhe do të ketë, çështja është si shteti dhe institucionet do t’i përgjigjen kësaj”, tha ministri.

Lidhur me çështjen nëse ka mundur t’u hyjnë në gjurmë sulmuesve, duke marrë parasysh se sulmi ka qenë i paralajmëruar në rrjetin social TikTok, ministri u përgjigj se do të veprojnë në kuadër të kapaciteteve që i kanë.

“MPB nuk mund të bëjë mrekulli, por mundet të punojë me nder, të përkushtuar dhe në mënyrë profesionale dhe në kuadër të asaj që është në kompetenca të Ministrisë, në pajtim me kapacitetet që i kemi, do të veprojmë. Nuk do të mbyllen sytë, siç janë mbyllur deri tani”, tha ai.

Në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se një person është lënduar sot nga një mjet shpërthyes, i cili është hedhur në një oborr në lagjen “Keramidnicë”, kumtoi MPB.

Sot në ora 19:20 në SPB Shkup u denoncua se në një oborr në lagjen ‘Keramidnicë’ në Shkup është hedhur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi u lëndua P.T., i cili u dërgua në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”, kumtoi MPB.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Largohen disa deponi të egra në Butel, Qendër dhe Kisella Vodë
Next Article Janë duke u bërë analiza se cilat barna tjera duhet të futen në listën pozitive, thotë Taravari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?