By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Prindërit e viktimave në Koçan kanë të drejtë të kërkojnë, ndërsa institucionet janë të detyruar të japin përgjigje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Prindërit e viktimave në Koçan kanë të drejtë të kërkojnë, ndërsa institucionet janë të detyruar të japin përgjigje
Maqedoni

Toshkovski: Prindërit e viktimave në Koçan kanë të drejtë të kërkojnë, ndërsa institucionet janë të detyruar të japin përgjigje

admin
Last updated: 03/06/2025 14:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve lidhur me akuzat e prindërve të viktimave të zjarrit në Koçan për mosveprimin e policisë dhe për gjoja mbrojtjen e kryeshefave, deklaroi se prindërit kanë të drejtën të kërkojnë përgjigje, ndërsa institucionet janë të detyruara të gjejnë përgjigje.

“Prindërit kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje, prindërit janë ata që së bashku me të gjithë ne vuajnë, janë të pikëlluar dhe u dhemb kjo që po ndodh në Maqedoni, e atyre më së shumti. Edhe ata kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje, ndërsa institucionet janë të detyruara të gjejnë përgjigje. Dhe do të japin përgjigje”, theksoi Toshkovski.

Ai shprehu besimin se Prokuroria Publike, e cila në këtë situatë po merr të gjitha veprimet që duhet të marrë, si në pjesën e punës së Prokurorisë Themelore Publike, ashtu edhe në pjesën e punës së Prokurorisë për Krimin e Organizuar, do të japë përgjigjet për të gjitha pyetjet që bëhen nga ana e prindërve dhe nga ana e gjithë opinionit publik të Maqedonisë.

“Por, nuk mund të mos përmend se vetëm Zoti, në fund të përfundimit të gjithë këtij procesi, do të jetë ai që do të gjykojë për çdo lot që, pa nevojë, është derdhur nga populli i Maqedonisë për shkak të faktit se disa politikë-lëshinjarë po përpiqen vazhdimisht, qëllimisht, të manipulojnë me popullin e Maqedonisë, dhe veçanërisht me prindërit”, tha Toshkovski.

Gjatë protestës „Marshi për engjëjt“ në Koçan që u mbajt të shtunën, prindërit e viktimave gjatë një fjalimi publik para Prokurorisë reaguan për faktin që numri i të dyshuarve nga 73 u reduktua në 46 persona, ndërsa shumica e atyre që duhet të mbajnë përgjegjësi nuk janë thirrur për tu marrë në pyetje, as nuk janë të dyshuar. Ata theksuan se gjatë periudhës së dhimbjes dhe pikëllimit ishin të detyruar të studiojnë normat dhe rregulloret ligjore për të mos u manipuluar, ndërsa të gjitha informacionet që kanë mbledhur do t’i publikojnë në një profil të përbashkët në rrjetet sociale. Prindërit njoftuan se do të vazhdojnë hetimet e tyre dhe do të luajnë rolin e DAP-it dhe të institucioneve të tjera kompetente, sidomos duke marrë parasysh që klubi „Puls“ ishte lejuar të funksiononte me llogari të bllokuar deri në 217 ditë, ndërsa gjatë kontrolleve u vërtetua se nuk lëshoheshin kupona fiskalë. Nga “Marshimi i tetë për engjëjt” në Koçan, prindërit theksuan se mbeten të palëkundur në kërkesën e tyre për mosselektivitet në procedurë, ndërsa nëse nuk e gjejnë drejtësinë përpara organeve të drejtësisë vendore, ata do ta zbulojnë të vërtetën në nivele ndërkombëtare.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koordinatorët e grupeve parlamentare: Propozim-ligji për zonën mbrojtëse të sigurisë rreth Kuvendit është për mbrojtje nga ndërtimet e subjekteve private, ndërsa jo për ndalesë të protestave
Next Article Dita e tretë e protestës nga një pjesë e personelit mjekësor dhe shërbimit teknik nga Spitali klinik i Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?