By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Të gjithë 310 kandidatët do të pranohen në Shkollën e Mesme Policore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Të gjithë 310 kandidatët do të pranohen në Shkollën e Mesme Policore
Maqedoni

Toshkovski: Të gjithë 310 kandidatët do të pranohen në Shkollën e Mesme Policore

admin
Last updated: 26/08/2026 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një intervistë për programin e mëngjesit në Televizionin Alfa, njoftoi se të gjithë kandidatët që i kanë kaluar me sukses seleksionimet dhe kriteret eliminatore do të pranohen në Shkollën e Mesme Policore.

Edhe pse fillimisht ishte parashikuar pranimi i 200 nxënësve, pas analizave dhe konsultimeve, si dhe sigurimit të mjeteve financiare të nevojshme, Qeveria ka vendosur të pranojë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve që i kaluan kriteret eliminatore të lidhura me arsimin, notat e nevojshme, sjelljen, karakteristikat fizike dhe shëndetësore është rreth 300 fëmijë. Bëmë një analizë të detajuar nëse mund t’i pranojmë të gjithë, biseduam me Ministrinë e Financave dhe Qeveria vendosi se mund t’i pranojmë të gjithë. Do të ishte me të vërtetë për të ardhur keq të lëmë jashtë cilindo prej atyre fëmijëve që i kanë plotësuar kushtet”, tha Toshkovski.

Ministri shprehu kënaqësi për interesin e madh ndaj shkollës së rikthyer pas 26 vitesh, ku u regjistruan mbi 600 kandidatë, duke vlerësuar se të rinjtë kanë treguar dëshirë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale në shërbim të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve. Shkolla do të fillojë punën më 1 shtator, ndërsa nxënësit do të vazhdojnë arsimin në klasën e tretë dhe të katërt.

Toshkovski theksoi se të gjithë nxënësit që do ta përfundojnë me sukses Shkollën e Mesme Policore do të bëhen pjesë e sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas marrëveshjes që nënshkruhet me ta.

“Të gjithë që do ta përfundojnë me sukses Shkollën e Mesme Policore do të jenë pjesë e sistemit. Ministria e Punëve të Brendshme është e obliguar të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme që ata të bëhen pjesë e MPB. Jam i bindur se kjo gjeneratë në të ardhmen do të jetë krenaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, përfundoi Toshkovski.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pesë vatra aktive në vend dhe gjashtë në monitorim, përmirësohet situata në malin e Dajtit
Next Article Trump përballë rezistencës kanadeze: Deri ku shkon fuqia amerikane?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?