Shkup, 4 prill – Tragjedia e Koçanit mori viktimën e 60-të.
Ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakoski, i cili ishte menaxher i MMMM Cafe Dooel, i cili menaxhonte edhe diskotekën Pulse në Koçan, ku shpërtheu zjarri dhe humbën jetën 59 të rinj.
Karadakoski është viktima e 60-të e tragjedisë që goditi Koçanin dhe vendin.
Karadakoski ishte dërguar për mjekim në Lituani, ku edhe ka ndërruar jetë.