Shkup, 10 nëntor – Disa nga organizatat komunale të PLD-së kërkuan mbajtjen e kongresit për ndryshimin e kryesisë, për shkak të pakënaqësisë, siç thanë ata, me politikën joparimore dhe udhëheqjen jodemokratike të partisë.
Boban Bojkovski nga organizata komunale e Kumanovës ka akuzuar kryesinë e partisë se është bashkuar me partinë në pushtet, pa u dëgjuar zëri i anëtarëve të LDP-së. Ai thekson se katër organizata komunale janë përjashtuar nga partia vetëm sepse kanë kërkuar përgjegjësi për dështimin e madh të partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale.
Në anën tjetër, kryetarja e partisë, Monika Zajkova, mohon se ka ndërmend të kalojë në qeveri dhe thotë se si deputete do të vazhdojë të veprojë e pavarur në Kuvend. Ajo është e vendosur se partia nuk do të ketë asamble të jashtëzakonshme dhe siguron se do të qëndrojë në krye të partisë edhe për të paktën dy vjet, deri në përfundim të mandatit.
“Përderisa Monika Zajkova është kryetare dhe do të jetë edhe për të paktën 2 vite të tjera, PLD do të qëndrojë konsistente me parimet e saj programore me të cilat njihet dhe vlerësohet. Ashtu siç nuk kam lejuar askënd të ndikojë tek unë për të mbështetur ndryshimet në Kodin Penal, ligjin special pa e ditur marrëveshjen Bechtel dhe Enka, ashtu siç nuk i kam lejuar as të ndryshojnë qëndrimin tim për Ligjin e Lojërave të Fatit, kështu do të ketë të mos lejosh edhe tani kërcënimet dhe temat shantazhuese për Ligjin për uljen e komisioneve bankare. Nuk do të ndalem nën asnjë kërcënim që të luftoj që praktika evropiane të zbatohet edhe në Maqedoni, dhe shpenzimet enorme të mbeten aty ku i takojnë – në xhepat e qytetarëve”, tha Monika Zajkova – kryetare e PLD-së.
Zajkova po ashtu theksoi se tashmë në mënyrë aktive është duke u përgatitur një strategji e re për zgjedhjet e ardhshme lokale.