By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre persona dyshohet se shkaktuan vdekjen e një burri pas rrahjes në Kavadar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tre persona dyshohet se shkaktuan vdekjen e një burri pas rrahjes në Kavadar
MaqedoniTOP LAJM

Tre persona dyshohet se shkaktuan vdekjen e një burri pas rrahjes në Kavadar

admin
Last updated: 28/08/2025 10:05
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka hapur hetim kundër tre personave, të dyshuar si bashkautorë të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, në bazë të nenit 131 të Kodit Penal.

Dy nga të dyshuarit janë 27-vjeçarë, ndërsa i treti 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në një kazino në Kavadar. Pas një debati verbal me viktimën, tre të dyshuarit kanë dalë jashtë, ku e kanë sulmuar fizikisht me grushte dhe shqelma në trup dhe kokë.

Viktima është përpjekur të kthehet në kazino, por ka humbur vetëdijen dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra, njoftojnë nga Prokuroria.

Në kuadër të hetimeve do të sigurohen prova shtesë, përfshirë edhe ekspertizë psikiatrike ndaj të dyshuarve. Prokuroria paralajmëron se, nëse vërtetohet se ka pasur qëllim për ta privuar nga jeta viktimën, vepra mund të rikualifikohet në “Vrasje”.

Prokurori ka paraqitur edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes. Kjo, sipas Prokurorisë, vërtetohet edhe nga sjellja e tyre pas ngjarjes, pasi nuk janë paraqitur në polici, por së bashku janë strehuar në banesën e njërës prej tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdogan prezanton “Kupolën e Çeliktë” të Turqisë
Next Article VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?