By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet mbështetja amerikane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet mbështetja amerikane
Bota

Tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë lëkundet mbështetja amerikane

admin
Last updated: 22/02/2025 17:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Një ndjesi pasigurie po ndikon tek marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të hyjë në vitin e katërt. Ndryshimet e fundit në retorikën e Uashingtonit kanë ngjallur frikën se Ukraina mund të jetë nën trysni për të arritur një marrëveshje jo të favorshme për paqen, apo se mund të lihet të përballet me Rusinë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze dhe Anna Chernikova, ndërsa shumica e ukrainasve janë tashmë në favor të bisedimeve të paqes, shumë këmbëngulin që zgjidhja të jetë sipas kushteve të Ukrainës.

Qendra Mjekësore Razom në Kiev u hap në shkurt 2024 nga veterani i luftës Petro Krasytskyi dhe mjeku i tij i familjes. Pasi shërbeu në ushtri në 2015 dhe përsëri pas fillimit të sulmit të Rusisë, zoti Krasytskyi e planifikoi ngritjen e klinikës gjatë trajtimit për lëndimet e pësuara.

Ndërsa numri i veteranëve të Ukrainës pritet të arrijë në 4 deri në 5 milionë, ai thotë se e sheh qendrën si një investim në të ardhmen e vendit.

“Nëse nuk do të besonim në të ardhmen e vendit tonë, nuk do të kishim filluar asnjë nga këto. Nuk do të kishte asnjë qendër mjekësore – thjesht do të kishim shkuar jashtë vendit dhe ky do të ishte fundi“, thotë ai.

Shumë në Ukrainë kanë optimizmin e zotit Krasytskyi, por ndryshimet e fundit në politikën dhe retorikën amerikane kanë shqetësuar shumë ukrainas për të ardhmen e vendit teksa hyn në vitin e katërt të luftës me Rusinë.

Ukrainasit kanë frikë se lëkundjet në angazhimin amerikan mund të dëmtojnë përpjekjet për të frenuar forcat ruse dhe mund të dobësojnë pozitat e Ukrainës në negociatat e ardhshme.

Maria Mezentseva, ligjvënëse nga partia në pushtet e Presidentit Volodomyr Zelenskyy, i tha Zërit të Amerikës se trysnia është e lartë dhe se disa mesazhe për Ukrainën janë zhgënjyese.

“Ende presim paqen, negociata të drejta dhe asgjë për Ukrainën që nuk do të vendoset pa Ukrainën. // Presim kohëra të vështira, por tashmë e shoh këtë unitet [brenda vendit], të cilin ndoshta filluam ta humbim pak, duke u rikthyer. Dhe ndoshta këto tronditje janë të nevojshme për këtë qëllim”, thotë deputetja.

Anketimi i fundit i firmës Gallup tregon se 52% e ukrainasve mbështesin bisedimet e paqes. Oleksiy Melnyk nga Qendra Razumkov, një institut ukrainas i politikave publike, vëren se ai sheh një ndjenjë në rritje të realizmit në shoqërinë ukrainase në lidhje me perspektivat për paqen.

“Ekziston një botëkuptim i përgjithshëm se një armëpushim i mundshëm nuk është fundi i luftës. // Mendimi mbizotërues është se nëse amerikanët dhe rusët arrijnë një lloj marrëveshjeje për armëpushimin, kjo do të jetë thjesht një lloj tjetër periudhe e ndërmjetme”, thotë zoti Melnyk.

Viktimat në radhët e civilëve në Ukrainë u rritën me 16% në vitin e tretë të luftës, me mbi 1,600 vdekje ndërsa sulmet ajrore ndaj civilëve u trefishuan, sipas organizatës ACLED me seli në Shtetet e Bashkuara.

Në rrugët e Kievit, shumë shpresojnë se bisedimet e paqes do t’i japin fund armiqësive, por nuk janë të kënaqur me idenë për t’i bërë lëshime Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin.

“E shikoj pozitivisht procesin e fillimit të negociatave, por është shumë e vështirë të flasim për të me kushtet që po dëgjojmë. Gjëja më e rëndësishme që i duhet Ukrainës tani është besimi se ka mbështetje, si brenda vendit ashtu edhe nga aleatët e huaj”, thotë Anna, banore e Kievit.

“Negociatat duhet të jenë vetëm sipas kushteve tona. Duke pasur parasysh kompromiset që sugjerohen, unë besoj se do të ishte një humbje dhe kjo nuk është ajo për të cilën ne kemi luftuar gjatë tre viteve të fundit“, thotë Dmytro.

Pas tre vitesh rezistencë ndaj agresionit rus, Ukraina po përjeton një nga periudhat e saj më sfiduese, pasi forcat e saj humbasin gradualisht terren në lindje.

Ukrainasit nuk do të donin ta shihnin vendin e tyre të heqë dorë nga territori dhe shpresojnë se Shtetet e Bashkuara mund të binden të qëndrojnë në anën e tyre, duke u dhënë atyre një shans për ta mbajtur vendin e tyre të plotë./VoA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Valixhja e Tundimeve/ I vodhën zarfet Gjestit, Vëllai i Madh u kërkon banorëve t’i kthejnë
Next Article Omani është një destinacion madhështor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?