By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tregu rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tregu rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve
Shqipëri

Tregu rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve

admin
Last updated: 01/02/2025 13:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pavarësisht çmimeve simbolike, fuqia blerëse në tregun rom të Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm, duke e vështirësuar edhe më tej mbijetesën e këtij komuniteti. Për shumë tregtarë rom, ky është i vetmi burim të ardhurash, një mundësi punësimi që tashmë mezi siguron të ardhura minimale.

“Nuk ka më blerje si më parë. Edhe ata që vinin për gjëra të lira, sot nuk kanë mundësi të shpenzojnë. Fitimi ynë ditor është vetëm 300-400 lekë, sa për të mbijetuar,” thonë tregtarët, të cilët vazhdojnë të përballen me një realitet të vështirë ekonomik.

Tregu funksionon mbi një zallishte të hapur në lagjen periferike të Gërhotit, ku mungojnë kushtet bazë për të zhvilluar një aktivitet normal. Në rastet e reshjeve të dendura, hapësira përmbytet, duke e bërë të pamundur tregtimin. Ndërkohë, mungesa e infrastrukturës minimale, përfshirë tualetet publike, e rëndon edhe më shumë situatën.

Bashkia e Gjirokastrës është duke hartuar një plan për krijimin e një tregu të përshtatshëm, një hapësirë të dedikuar për këtë treg, por ende nuk dihet koha e zbatimit të këtij projekti.

Gjendja e tregut reflekton realitetin e vështirë të komunitetit rom në Shqipëri, ku rreth 70% e popullsisë mbështetet në këtë lloj tregtie për mbijetesë. Për ta, ky treg nuk është thjesht një mundësi biznesi, por një luftë e përditshme për të siguruar bukën e gojës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Qeveria u jep një goditje të fortë qytetarëve me rritjen drastike të çmimit të ngrohjes qëndrore me 5%
Next Article Çmimet e larta, në shenjë proteste bojkotohen supermarketet në Ballkan: Shitjet në Kroaci ranë me 53%

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?