By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trendafillov: Erdhëm t’u japim gjyqtarëve karton të verdhë, pas 1 majit karton të kuq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trendafillov: Erdhëm t’u japim gjyqtarëve karton të verdhë, pas 1 majit karton të kuq
Maqedoni

Trendafillov: Erdhëm t’u japim gjyqtarëve karton të verdhë, pas 1 majit karton të kuq

admin
Last updated: 02/04/2024 16:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 prill – Udhëheqësia e Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot është tubuar në një protestë para godinës së Gjykatës së Lartë për siç thanë ata, për t’u dhënë një karton të verdhë gjyqtarëve për shkak të vendimit të gjykatës për t’u hequr atyre pronësinë e Shtëpisë së punëtorëve.

“Presim nga 1 maji. Nëse ata hyjnë në shtëpinë tonë, ne do të hyjmë në shtëpitë e tyre. Nëse ata na marrin shtëpinë, ne do t’u marrim shtëpitë e tyre. Nuk kemi zgjidhje tjetër, nuk ka kthim prapa. Ne jemi mbështetur për muri dhe te muri ne dimë se çfarë të bëjmë – ne ecim vetëm përpara dhe vetëm drejt”, deklaroi kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov.

Erdhëm, shtoi ai, para Gjykatës së lartë për t’u kthyer shpinën atyre gjyqtarëve që dhanë vendimin e turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve.

“Sot erdhëm këtu vetëm që udhëheqësia e sindikatave t’u thotë këtyre gjyqtarëve se është koha që të sundojë ligji dhe drejtësia, se ata nuk mund të marrin me bindje të lirë gjyqësore pronën që punëtorët filluan të ndërtonin në vitin 1958 në bazë të ligjit të 1998-ës. Ne jemi prej 30 vitesh që nga viti 1992 kemi arritur të ruajmë Shtëpinë e punëtorëve në periudhën e tranzicionit kur oligarkia, shefat rrëmbenin pronat e punëtorëve dhe fabrikat e punëtorëve dhe sot 30 vjet pas kësaj, duan të rrëmbejnë Shtëpinë e punëtorëve po ashtu dhe në këtë mënyrë të heshtet lëvizja sindikale”, thekson Trendafillov.

Ai bëri të ditur se më 18 prill duhet të mbahet seancë në Gjykatën Themelore Civile e cila vetëm duhet ta përcjellë rastin në Gjykatën Supreme e cila nga ana e saj, duhet të vendosë për kërkesën për përsëritjen e procedurës me të njëjtin këshill gjyqësor që ka marrë vendimin fillestar.

Lidhur me kërkesën e tyre për rishqyrtimin e vendimit dhe shkarkimin e tre gjyqtarëve nga këshilli gjyqësor, ai tha se LSM-ja menjëherë pas marrjes së vendimit ka kërkuar dorëheqjen e tre gjyqtarëve.

Gjatë protestës, një pjesë e bulevardit “Koço Racin” është mbyllur plotësisht për qarkullim pranë gjykatës deri te Shtëpia e punëtorëve. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin
Next Article 10 pyetje gjatë një interviste pune që bëhen për t’ju ngatërruar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?