By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trendafillov për ndërtesën e LSM-së: Shpresojmë që gjykatësit nuk do t’i nënshtrohen presionit politik ose oligarkik dhe se drejtësia do të fitojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trendafillov për ndërtesën e LSM-së: Shpresojmë që gjykatësit nuk do t’i nënshtrohen presionit politik ose oligarkik dhe se drejtësia do të fitojë
Maqedoni

Trendafillov për ndërtesën e LSM-së: Shpresojmë që gjykatësit nuk do t’i nënshtrohen presionit politik ose oligarkik dhe se drejtësia do të fitojë

admin
Last updated: 28/02/2024 16:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 shkurt – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), që ta parandalojë konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, ka ngritur propozim për përsëritjen e procedurës para Gjykatës Themelore Civile dhe kërkon që sa më shpejtë që është e mundur ky propozim të dorëzohet në Gjykatën Supreme që të veprohet shpejtë dhe në mënyrë efikase, për shkak të dëshmive të reja të dorëzuara. 

Siç bëri të ditur sot në konferencë për media kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, për maksimum një javë deri një javë e gjysmë, Lidhja do të fillojë me një varg protestash të cilat do të kulminojnë me protestë të madhe të punëtorëve më 1 Maj. Ai bën thirrje që në protesta të përfshihen edhe sindikatat e tjera. 

Sipas Trendafilovit, i cili shprehu pritjen që procedura të përfundojë për 30 deri në 45 ditë, si dhe se do të fitojë drejtësia, Shtëpia e Punëtorëve  duhet tu mbetet  punëtorëve, ndërsa ligji nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive. Vlerësimi i tij është se nëse eventualisht vendoset që LSM-së t’i merret objekti, atëherë një gjykim i tillë do të keqpërdoret nga të gjithë dhe mbi të gjitha pikërisht nga LSM-ja, e cila në një kohë shumë të shkurtër do të mund të fillojë procedurat për konfiskimin e pronësisë së pronave të disa subjekteve politike, të cilat, sipas tij, mund të çojnë në zhdukjen e tyre, madje edhe në kolaps të shoqërisë.

Kryetari i LSM-së shpreson se gjykatësit nuk do t’i nënshtrohen presionit politik, biznesor ose oligarkik. Vlerëson edhe se për këtë rast duhet të interesohet Gjykata Kushtetuese deri te e cila, tha, do të parashtrohet kërkesë që të konfirmohet nëse është shkelë Kushtetuta. 

Në lidhje me propozimin e grupit parlamentare të LSDM-së të parashtruar dje për ndryshime ligjore me të cilat nuk do të rriten pagat e funksionarëve, Trendafillov përkujtoi se LSM tashmë ka dorëzuar një propozim të tillë qysh në gusht të vitit të kaluar. 

“LSM ka dorëzuar propozim të tillë në gusht të vitit të kaluar që tu ndihmojë që të mos torturohen, të mos ndryshojnë shtatë ligje, por të ndryshojnë vetëm një nen nga një ligj i cili do të mundësojë kthimin e pagave të funksionarëve para vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese me të cilin iu rritën pagat për 78 për qind”, theksoi Trendafillov. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve, ai thekoi se “propozimi për përsëritjen e procedurës e hedh poshtë çdo papërcaktueshmëri të gjykatësve të cilët janë jashtë kornizës juridike dhe arsyes së shëndoshë, sepse bindja e lirë gjyqësore nuk mund të jetë më e fuqishme nga dokumentet, nga Kushtetuta, nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nga ligjet të cilat janë zbatuar edhe më herët edhe sot”.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Alarme të rreme për bomba në objekte afariste, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksie
Next Article Buxheti për veprimtarinë bazë të ASHAM-it më i ulët për 40 për qind, kryetari i ri Popov prezantoi programin vjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?