By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
Kosovë

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

admin
Last updated: 10/08/2026 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, vendimi është nxjerrë më 10 gusht 2026 dhe përfshin punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K.

“Punonjësit e lartcekur largohen përkohësisht nga puna duke filluar nga data 10.08.2026, deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Sipas ndërmarrjes, masa është marrë pas dyshimeve të bazuara se dy punonjësit kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet që u ishin dhënë.

“Vendimi është nxjerrë pas dyshimeve të bazuara se punonjësit në fjalë kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet më tej.

Trepça ka bërë të ditur se për këto veprime ekziston dyshimi për kryerjen e shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A.

“Për rrjedhojë, ekziston dyshimi se janë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafëve 1.1, 1.3 dhe 1.9 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Dy punonjësit do të qëndrojnë të larguar përkohësisht nga puna deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD reagon për deklaratën e Zelenskyt mbi Kosovën: Jashtë çdo konteksti historik
Next Article Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?