By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tri recetat e gjyshes që lehtësojnë dhimbjet e fytit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Tri recetat e gjyshes që lehtësojnë dhimbjet e fytit
Shëndetësi

Tri recetat e gjyshes që lehtësojnë dhimbjet e fytit

admin
Last updated: 05/03/2024 15:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të gjithë personat që janë rritur me praninë e gjyshes e dinë që të kesh gjyshen në shtëpi është njëlloj si të kesh mjekun në shtëpi.

Sa herë që ndonjë pjesëtar i familjes ndihet keq, duket sikur gjyshet kanë recetën për gjithçka. Ndryshimi i temperaturave të ditëve të fundit apo dhe abuzimi që mund të keni bërë me akulloret ju kanë risjellë dhimbjet e grykëve. Në këtë artikull ju sjellim tre recetat e shpejta të gjyshes që do ju bëjnë të ngriheni në këmbë brenda pak ditësh.

1.Gargarë me ujë dhe kripë:

Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar. Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargarë gjatë gjithë ditës. Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por na besoni..do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.

2.Recetë me mjaltë dhe limon:

Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhimbjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi lufton mikroorganizmat që shkaktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëjtën kohë për të qetësuar kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përzijini bashkë dhe konsumoni ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditës.

3.Recetë me mjaltë dhe kanellë:

Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet ppr vlerat e shumta ushqyese. Jo më pak e rëndësishme është kanella e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore. Kombinimi i të dyjave dezinfekton laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë. Lëreni të vlojë edhe disa minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht dhe pasi të jetë ftohur pijeni.

You Might Also Like

Çfarë duhet të konsumoni për të luftuar celulitin

Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda

Si ta mposhtni ftohjen?

Çdo ditë pini një gotë qumësht me pak mjaltë: metabolizmi do të punojë si sahat!

Trupi i njeriut ka nevojë për 10 ditë në det

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Myku i gojës, katër mënyra për ta kuruar në mënyrë natyrale
Next Article Jo kafe e qumësht para gjumit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?