By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trifunovska: Burgu i Idrizovës nuk plotëson as minimumin e standardeve ndërkombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trifunovska: Burgu i Idrizovës nuk plotëson as minimumin e standardeve ndërkombëtare
Maqedoni

Trifunovska: Burgu i Idrizovës nuk plotëson as minimumin e standardeve ndërkombëtare

admin
Last updated: 28/06/2024 15:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – “Nuk është normale që kjo të jetë kështu. Nuk është normale që të kemi buburreca. Nuk është normale që ta kemi këtë gjendje. Domethënë këto janë dyshekë, shkatërruar, kalbur, krevate të thyer. Pra kjo asgjë nuk është normale. Ja dysheku si duket”.

Me këto fotografi, zëvendësavokatja e Popullit, Sonja Trifunovska përshkruan gjendjen e tmerrshme në Burgun e Idrizovës ku janë 1.178 të burgosur, apo mbi 50% nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar.

“Shqetëson gjendja në Idrizovë, shqetësojnë kushtet materiale. Nuk respektohen as minimumi i standardeve ndërkombëtare, të cilat parashohin 4 metër katror për një person të dënuar në kuadër të hapësirës ku gjendet me persona tjerë”, tha Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Të burgosurit jetojnë në kushte dhe rrethana jonjerëzore me shërbime mjekësore jocilësore dhe kushte të tmerrshme higjienike. Madje, presin në radhë të gjatë për tualet, ndërkaq flenë në turne, në dyshekët e shkatërruar.

“Të mos flas për shtretërit të cilët janë pa dyshekë përkatës, të mos flas për persona të dënuar të cilët flenë në turne, ku nuk kanë hapësirë, pra të gjithë të burgosurit nuk kanë kushte të barabarta për nevojat e tyre personale për higjienë, për veshje, të cilat i vendosin në vende nën krevatë”, u shpreh Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Sipas Trifunovskës, ky mbipopullim, shkakton probleme në mirëqenien e të burgosurve, gjendjen e tyre shëndetësore, por si rrjedhojë krijon edhe situata konfliktuoze mes personave të dënuar.

“Prej këtyre kushteve të tmerrshme, pasojat janë si vijon. Vjen shumë shpesh deri te situatat konfliktuoze, ne në raportin vjetor të Avokatit të Popullit konstatohet se vjen deri në situata konfliktuoze. Atje ku kemi kushte joreale, jo të barabarta për të gjithë, është normale. Në lidhje me shfrytëzimin e tualeteve, pritet radhë për shfrytëzim të tualetit. Nuk ke krevat tëndin, fle jashtë në dyshek”, theksoi Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Çështja e mungesës së kushteve në Burgun Idrizovë u riaktualizua pas incidenteve të fundit ku u lënduan tre persona, ndërkaq paraprakisht një i burgosur u rrah për vdekje.

Për skenat e dhunës, drejtori i Burgut Zoran Jovanovski, dje për “Alsat” tha se pamjet e tilla janë përditshmëri dhe mënyrë e jetesës. Problemet e këtilla, sipas tij ndodhin për shkak të mbingarkesës së hapësirave, por edhe “luftës” për territor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, në Idrizovë gjithashtu mungon edhe kuadër për risocializimin e të burgosurve. Gjegjësisht, 80 deri në 90 të dënuar, janë nën kompetencë të një edukatori, numër i cili shumë i lartë për të realizuar proces efikas të risocializimit./ Alsat/

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kris Jenner në lot pas testeve mjekësore: “Më gjetën një tumor të vogël”
Next Article Policia arreston një serb në Gazimestan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?