Veles, 26 maj – Rezultatet nga Projekti “AgroSmart – Zhvillim i bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme”, financuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq zbatuar nga Fondacion zhvillimor i vendit për ndërmarrjet, Hemera dhe CEP Mundësitë, sot u prezantuan në Veles.
Projekti i realizuar tek 11 grantistë rezultoi me vendosje të zgjidhjeve të avancuara, përfshirë agro-dronë për spërkatje dhe xhirim, trajnim për menaxhim me dronë, digjitalizim dhe automatizim të sistemeve për ujiteje dhe plehërim, sisteme të qëndrueshme për ujitje, sisteme solare GPS për ndjekje të kafshëve, automat për shitje të qumështit të freskët, robot për ushqim të gjedhëve dhe robot u automatizuar mobil për pastrim të fermës, stacion automatik filtrues, si dhe makina bashkëkohore për përpunim të produkteve bujqësore.
Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësuesi i Delegacionit evropian, Aleksandru Albu dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetko Tripunovski.
Tripunovski informoi se projekti filloi më 1 shkurt të vitit 2023 dhe do të zgjasë deri në fund të këtij muaji me buxhet prej 500 mijë eurove. Përmes programit të “Agrosmart” 11 grantistë – kooperativa bujqësore, shoqata dhe ndërmarrje, siç tha, i zhvilluan dhe modenrizuan kapacitetet e veta me pajisje më të re në shumë të prëgjithshme prej rreth 380 mijë eurove, ndërsa mjetet e tjera u dedikuan për trajnimin dhe përsosjen e tyre.
Ai në fjalën e tij për ngjarjen përfunduese përkujtoi se bujqësia në vendin tonë me dekada prapa përballet me sfida serioze-plakje të fuqisë punëtore bzjqësore dhe ikje të të rinjve nga mjediset rurale, mungesë të mekanizimit bashkëkohor si dhe ndryshimet klimatike të cialt ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj produktivitetit dhe sigurisë së të ardhurave të bujqve.
Përfaqësuesi i Delegacionit evropian, Aleksandru Albu në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve i paraqiti përfitimet për bujqit e vendit nga realizimi i këtij projekti.
Siç informoi për MIA-n, Dimitar Smoljanovski nga Fondacioni zhvillimor i vendit për ndërmarrjet përmes prezantimit të filmit dokumentar për projektin, përmes mbështetjes me grant dhe asaj teknike, projekti AgroSmart mbështeti gjithsej 11 grantistë – mes të cilëve kooperativa bujqësore, shoqata dhe ndërmarrje bujqësore nga rajoni verilindor, rajoni i Pollogut, jugperëndimor dhe rajoni i Prespës, për furnizim të pajisjes së re-mekanizim modern bujqësor.
Në ngjarje u prezenatuan arritjet dhe rezultatet kyçe të projektit, zgjidhje inovative bujqësore dhe pajisje bashkëkohore, si dronë të disa llojeve dhe si funksionojnë të njejtit. Njëherit, u fol edhe për ndikimin e projektit ndaj zhvillimit rural, ndërsa para të pranishmëve u shfaq filmi dokumentar për realizimin e projektit dhe si i njejti zbatohet tek 11 grantistët e prëfshirë në projekt.
