By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tritol në makinën e 31-vjeçarit të kërkuar për plagosje në Sarandë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Tritol në makinën e 31-vjeçarit të kërkuar për plagosje në Sarandë
Kronika

Tritol në makinën e 31-vjeçarit të kërkuar për plagosje në Sarandë

admin
Last updated: 22/07/2025 08:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të kërkuarit për plagosjen me armë në Sarandë, i vihet tritol makinës së 31-vjeçarit.

“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi policia.

Pak ditë më parë policia e Sarandës zbardhi dhe dokumentoi plagosjen me armë të dy personave në qytetin bregdetar. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 4 persona.

Një nga të plagosurit është vënë në pranga sepse ju gjet një armë. Sulmi me armë ndodhi në një lokal në lagjen 3 në Sarandë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, por duket se ngjarja është shumë më e komplikuar. Dy të rinjtë që u plagosën ndodheshin prej gjashtë muajsh në Sarandë si pjesë e një grupi truprojash që ruan familjen e një shtetasi që është larguar në Dubai për shkak të një tjetër konflikti që kulmoi me vrasje një prej të cilave në Tiranë me eksploziv disa vite më parë.

Konflikti i ri është për një pjesë plazhi në qytetin e Sarandë, plazh që për katër vite e kishte me qira nga bashkia autori i plagosjes së djeshme.

Para dy muajsh, dy të rinjtë nga Tirana e kishin dëbuar me forcë nga plazhi për të cilin personi që jeton në Dubai kishte bërë një marrëveshje me një familje sarandiote që pretendon pronësinë.

Autori i plagosjes kishte kërkuar kthimin e parave të investimit dhe disa ditë më parë kishte patur konflikt dhe ishte lënduar nga truprojat dhe të enjten me armë në dorë i gjen dhe i qëllon duke i plagosur të dy të rinjtë që tashmë ndodhen jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës në Tiranë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./tch/

You Might Also Like

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kufiri Kosovë-Serbi, KFOR-i: Kemi vendosur shenja paralajmëruese që të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme
Next Article Vazhdon sot seanca për rastin “Banjska”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?