By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump bën thirrje për paqe në Gaza ndërsa numri i palestinezëve të vrarë shkon mbi 56 mijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump bën thirrje për paqe në Gaza ndërsa numri i palestinezëve të vrarë shkon mbi 56 mijë
Bota

Trump bën thirrje për paqe në Gaza ndërsa numri i palestinezëve të vrarë shkon mbi 56 mijë

admin
Last updated: 30/06/2025 12:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit të bien dakord për një armëpushim – pasi numri i palestinezëve të vrarë në Gaza arriti në 56,500.

“Marrëveshje në Gaza. Ktheni pengjet”, tha Trump.

Presidenti amerikan kishte rritur pritjet për një marrëveshje të mundshme këtë javë, por disa palestinezë ishin dyshues për përpjekjet e fundit për t’i dhënë fund luftës 20-mujore që ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës.

“Që nga fillimi i luftës, ata na kanë premtuar diçka të tillë: lironi pengjet dhe ne do ta ndalojmë luftën”, tha një palestinez, Abdel Hadi al Hour.

“Ata nuk e ndaluan luftën.”

Bëhet e ditur se një armëpushim tetë-javor u arrit në ditët e fundit të presidencës amerikane të Joe Biden, por Izraeli e rifilloi luftën në mars pasi u përpoq ta bindte Hamasin të pranonte kushte të reja për hapat e mëtejshëm, shkruan skynews.

Ndërkohë, sulmet izraelite në Gaza vazhduan.

Ndryshe, lufta e cila ka vazhduar për më shumë se një vit e gjysmë, filloi pasi militantët e Hamasit nisën sulme në Izrael më 7 tetor 2023, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje.

Bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit kanë ngecur në lidhje me çështjen nëse lufta duhet të përfundojë apo jo si pjesë e ndonjë armëpushimi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zyrtari i Hamasit, Mahmoud Merdawi, akuzoi Netanyahun për pengimin e përparimit në një marrëveshje, duke thënë se udhëheqësi izraelit këmbëngul për një marrëveshje të përkohshme që do të lironte vetëm 10 nga pengjet.

Ndërsa Omer Dostri, zëdhënës i Netanyahut, tha se “Hamasi ishte pengesa e vetme për t’i dhënë fund luftës”.

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 56,500, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Wimbledon fillon: Pas 148 vitesh pa gjyqtarë, me luleshtrydhe më të shtrenjta dhe një fond rekord çmimesh
Next Article Justin Baldoni nuk e ndryshon padinë ndaj Blake Lively, paralajmëron hapa të tjerë ligjorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?