By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump dërgon grup prokurorësh në Ballkan për të hetuar keqpërdorimin e fondeve të USAID
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trump dërgon grup prokurorësh në Ballkan për të hetuar keqpërdorimin e fondeve të USAID
MaqedoniTOP LAJM

Trump dërgon grup prokurorësh në Ballkan për të hetuar keqpërdorimin e fondeve të USAID

admin
Last updated: 27/02/2025 21:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 27 shkurt – Administrata e Presidentit Donald Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it në shtetet ballkanike, duke dërguar një grup prokurorësh që do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Në krye të këtij grupi është ish-prokurori federal, Martin De Luca, i cili ka nisur hetimet në Sarajeva. Sipas De Luca, në katër vitet e fundit janë shpenzuar 402 milionë dollarë përmes projekteve të USAID-it në rajon, përmes OJQ-ve të ngritura nga fondacioni Soros. Nga ky shumë, 250 milionë dollarë mbeten të pajustifikueshme dhe kjo ka ngritur dyshime për korrupsion.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë.

Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqpërdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete,” tha Martin De Luca.

Një ditë më parë, në Kongresin amerikan, u soll në vëmendje rasti i Shqipërisë, ku u tha se me fondet e taksapaguesve amerikanë ishte financuar Reforma në Drejtësi dhe persekutimi ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në këtë kuadër, Ambasada amerikane kishte njoftuar disa javë më parë ndërprerjen e fondeve që jepte USAID për Shqipërinë. Ky zhvillim vjen pas shqetësimeve të ngritura lidhur me përdorimin e këtyre fondeve dhe ndikimet që ato kanë pasur në politikat dhe drejtësinë e vendit./NOA.al

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përmbaruesit gjatë vitit 2024 kanë arkëtuar mbi 160 milionë euro
Next Article U rritën divorcet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?