By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, raporton Bloomberg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, raporton Bloomberg
Bota

Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, raporton Bloomberg

admin
Last updated: 17/02/2025 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dëshiron të sigurojë një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës deri në Pashkë, raportoi Bloomberg më 16 shkurt, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.

Trump ka premtuar më parë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve.

Por që nga fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ky afat kohor është “rishikuar”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe tani, administrata e SHBA-së u ka thënë zyrtarëve evropianë se shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi deri në Pashkë, e cila bie më 20 prill, raportoi Bloomberg.

Megjithatë, plani i Trump për një zgjidhje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës është ambicioz dhe “potencialisht jorealist”, ka vlerësuar një burim i paidentifikuar.

Sipas mediave, ka më shumë gjasa që Trump të jetë në gjendje të arrijë një armëpushim në Ukrainë deri në fund të vitit dhe jo deri në Pashkë.

Sidoqoftë, gjatë javës së kaluar, SHBA-ja ka bërë disa lëvizje për të çuar përpara agjendën e saj në raporto me luftën Rusi-Ukrainë – disa prej të cilave kanë alarmuar zyrtarët evropianë dhe ukrainas.

Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin në një telefonatë më 12 shkurt, duke zhvilluar një telefonatë të veçantë me presidentin Volodymyr Zelensky më vonë të njëjtën ditë.

E i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, tronditi liderët evropianë më 15 shkurt kur tha se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kështu, Franca planifikon të organizojë një samit urgjent më 17 shkurt për liderët evropianë për të diskutuar strategjitë ndaj Rusisë dhe Ukrainës mes frikës se SHBA do ta “mbajë larg” BE-në nga procesi i negociatave.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Janë djegur makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës
Next Article Alarmohen gjigantët evropianë, Newcastle ia cakton çmimin e kartonit Isakut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?