By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë
Bota

Trump për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë

admin
Last updated: 24/01/2025 07:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se dëshiron të takohet së shpejti me presidentin rus, Vladimir Putin për të siguruar përfundimin e luftës gati trevjeçare në Ukrainë.

Para fitores në zgjedhje, Trump ka deklaruar dhjetëra herë se do të arrinte një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë që në ditën e parë të mandatit presidencial, nëse jo më parë. Megjithatë, këshilltarët e tij tani pranojnë se zgjidhja e konfliktit do të marrë muaj.

“Do të doja shumë të takohem së shpejti me presidentin Putin për ta përfunduar këtë luftë. Miliona jetë po humbasin, është një masakër”, tha 78-vjeçari përmes një video-lidhjeje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet e SHBA-së për të siguruar një zgjidhje paqësore janë në proces, por nuk dha detaje.

“Duhet të pyesni Rusinë. Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje”, u përgjigj presidenti amerikan kur u pyet për luftën në Ukrainë.

Trump kërcënoi Rusinë me sanksione të reja nëse “tani” nuk arrin një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund konfliktit që filloi para tre vitesh.

“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, shpejt, nuk do të kem zgjidhje tjetër veçse të rris taksat, tarifat dhe sanksionet ndaj gjithçkaje që Rusia mund të shesë SHBA-së, si dhe vendeve të tjera që do t’i bashkohen”, pohoi ai.

Moska iu përgjigj duke theksuar se është e gatshme për dialog, por “me respekt të ndërsjellë”.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese bëhen bashkë për realizimin e “The Devil in the White City”
Next Article Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?