By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale

admin
Last updated: 06/02/2025 21:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të firmosë të enjten një urdhër ekzekutiv për t’i vendosur sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), për shkak të veprimeve kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate, si Izraeli, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton Zëri i Amerikës.

Urdhri ekzekutiv do të vendosë sanksione financiare dhe për vizat ndaj individëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndihmojnë në hetimet e ICC-së ndaj qytetarëve amerikanë ose aleatëve të SHBA-ve, tha zyrtari.

Lëvizja e Presidentit Trump vjen pasi javën e kaluar senatorët demokratë bllokuan një përpjekje të udhëhequr nga republikanët për t’i vendosur sanksione ICC-së në shenjë proteste ndaj urdhër-arrestit për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të mbrojtjes për fushatën e Izraelit në Gazë. Kryeministri Netanyahu aktualisht po viziton Uashingtonin.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Gjykata ka marrë masa për të mbrojtur punonjësit nga sanksionet e mundshme amerikane, duke ua paguar rrogat tre muaj paradhënie, ndërsa po përgatitej për kufizime financiare që mund të dëmtojnë funksionimin e kësaj gjykate të krimeve të luftës, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters muajin e kaluar.

Në dhjetor, presidentja e gjykatës, gjyqtarja Tomoko Akane, paralajmëroi se sanksionet do të “dëmtonin me shpejtësi operacionet e Gjykatës në të gjitha situatat dhe çështjet, si dhe do të rrezikonin vetë ekzistencën e saj”.

Kjo është hera e dytë që gjykata përballet me masa ndëshkimore nga Shtetet e Bashkuara, si rezultat i punës së saj. Gjatë administratës së parë të Presidentit Trump në vitin 2020, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj prokurores së atëhershme Fatou Bensouda dhe një prej ndihmësve të saj kryesorë lidhur me hetimin e ICC-së për krimet e dyshuara të luftës nga forcat amerikane në Afganistan.

Në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) marrin pjesë 125 vende anëtare dhe ajo është një gjykatë e përhershme që mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresioni kundër territorit të shteteve anëtare, ose nga shtetasit e tyre. Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Izraeli nuk janë vende anëtare.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pesë shtetet me të cilët vendi ka pasur më së shumti shkëmbim tregtar
Next Article Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?