By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump shkarkon një gjeneral të lartë dhe ndryshon udhëheqjen e Pentagonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump shkarkon një gjeneral të lartë dhe ndryshon udhëheqjen e Pentagonit
Bota

Trump shkarkon një gjeneral të lartë dhe ndryshon udhëheqjen e Pentagonit

admin
Last updated: 22/02/2025 11:46
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shkarkuar udhëheqësin e shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Charles Brown, dhe i ka liruar nga puna pesë admiralë dhe gjeneralë tjerë, duke ndryshuar përbërjen e udhëheqësisë së lartë të ushtrisë amerikane.

Gjenerali i forcës ajrore amerikane, Brown, ka shërbyer si udhëheqës i shefave të shtabit të përgjithshëm prej vitit 2023, dhe ishte emëruar nga ish-presidenti Joe Biden.

Brown, zyrtari i dytë me ngjyrë që ka mbajtur një pozitë kaq të lartë, pritej të përfundonte mandatin e tij katërvjeçar në shtator të vitit 2027.

Në një deklaratë të Pentagonit është thënë se Trump do të nominojë gjeneralin e pensionuar Dan “Razin” Caine në pozitën që ka pasur Brown.

Ndaras, Pentagoni ka bërë të ditur se Trump do të zëvendësojë dhe shefen e marinës amerikane, admiralen, Lisa Franchetti – gruan e parë që ka mbajtur një pozitë kaq të lartë ushtarake – si dhe zëvendës-shefin e shtabit të përgjithshëm të forcës ajrore, Jim Slife.

Edhe avokatët e përgjithshëm të forcës ushtarake, të marinës dhe forcës ajrore, janë liruar, gjithashtu, nga puna.

Slife ka udhëhequr Komandën Operacionale të Forcës Speciale Ajrore, para se të bëhej zëvendës-shef i stafit të angazhuar në Lindje të Mesme dhe Afganistan.

Këto vendime janë pjesë e një fushate të çuar përpara nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të hequr dorë nga programet për diversitet, barazi dhe gjithpërfshirje në ushtri.

Hegseth ka thënë se Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) do të ketë “qasje të gjerë” për t’i çrrënjosur këto programe nga Pentagoni.

- Advertisement -
Ad imageAd image

DOGE do të punojë “për t’i gjetur tepricat dhe për t’i identifikuar gjurmët e fundit të prioriteve të Bidenit”, sikurse programi për gjithpërfshirje (DEI).

Këto nuk janë “në thelb të misionit tonë, dhe do t’i flakim tutje”, ka thënë Hegseth.

Shefi i kompanive SpaceX dhe Tesla, Elon Musk – njeriu më i pasur në botë – është angazhuar nga Trumpi për të udhëhequr zyrën e DOGE-s.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përpjekjet e Muskut për të rritur efikasitetin, kanë rezultuar me largim nga puna të dhjetëra mijëra punëtorëve federalë, duke nxitur nisjen e procedurave ligjore prej palëve tjera.

Pentagoni është duke u përgatitur për shkarkime masive të stafit civil, pas deklarimeve të Hegsethit javën e kaluar lidhur me ndarjet buxhetore.

Trump nuk ka dhënë arsye për zëvendësimin e Brown-it, ndonëse e ka falënderuar për mbi “40 vjet shërbim për shtetin tonë”.

“Ai është një burrë zotëri dhe lider i jashtëzakonshëm, dhe i uroj të ardhshme të mrekullueshme atij dhe familjes së tij”, ka thënë Trump.

Mbështetja e hapur e Brown-it për fushatën Jetët e Njerëzve me Ngjyrë kanë Vlerë, të nxitur pas vrasjes së afrikano-amerikanit, George Floyd më 2020, mund ta kenë bërë shënjestër të administratës që po lufton programet për gjithëpërfshirje në ushtri.

Hegseth ka qenë skeptik për Brown-in para se të merrte detyrën në Pentagon, duke ngritur pikëpyetje në librin e publikuar vitin e kaluar nëse Brown do ta fitonte pozitën nëse nuk do të ishte me ngjyrë.

Demokrati Adam Smith, ka thënë se “masakra e së premtes mbrëma” e Trumpit, ka rritur edhe më shumë kaosin në Pentagon. Ai e ka mbrojtur Brown-in si inteligjent dhe patriot të vërtetë.

Zvogëlimi i stafit civil në Pentagon do të nisë javën tjetër.

Darin Selnick, i angazhuar në pozitën e nënsekretarit të mbrojtjes për çështje të lidhura me personelin, ka thënë përmes një deklarate se të paktën 5 për qind e fuqisë punëtore do të largohet nga puna. Shkurtimet do të fokusohen në punëtorët që janë pranuar së fundmi në stafin që numëron rreth 900.000 punëtorë.

Selnick ka thënë se largimi nga puna i rreth 5.400 punëtorëve, do të përcillet me ngrirje të pozitave të reja të punës, derisa të bëhet një analizë e mëtejme mbi nevojat për personelin.

Një ditë para këtij njoftimi, Hegseth ka thënë përmes një video-mesazhi se “nuk është në interesin publik që të mbahen njerëz, kontributet e të cilëve nuk janë kritike për misionin”./REL

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin
Next Article Arrestohet 37-vjeçari nga Tetova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?