By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump thotë se do ta mbajë përgjegjës Iranin për sulmet e rebelëve Huthi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump thotë se do ta mbajë përgjegjës Iranin për sulmet e rebelëve Huthi
Bota

Trump thotë se do ta mbajë përgjegjës Iranin për sulmet e rebelëve Huthi

admin
Last updated: 18/03/2025 00:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai do ta mbajë përgjegjës Iranin për çdo sulm që do të kryhet nga rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Teherani, teksa administrata e tij ka zgjeruar operacionin më të madh ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të rebelëve Huthi ndaj anijeve ndërkombëtare të mallrave, SHBA-ja nisi një valë të re të sulmeve ajrore të shtunën. Të hënën, qyteti-port i Hodeidas dhe qyteti Javf në Jemen u shënjestruan, raportoi televizioni Al Masirah që udhëhiqet nga rebelët në Jemen.

“Çdo e shtënë nga Huthit do të shikohet tash e tutje si e shtënë nga armët dhe udhëheqja e Iranit dhe Irani do të mbahet përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, e këto pasoja do të jenë të rënda”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Shtëpia e Bardhë tha se mesazhi i Trumpit ndaj Iranit ishte që SHBA-ja të merret seriozisht.

Rebelët Huthi, organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja, të cilët kontrollojnë shumicën e territorit të Jemenit, kanë kryer dhjetëra sulme ndaj anijeve që kalojnë pranë brigjeve të Jemenit që nga nëntori i vitit 2023, duke penguar tregtinë globale.

Një zyrtar amerikan i thanë Reutersit se sulmet mund të vazhdojnë për javë të tëra. Uashingtoni po ashtu ka rritur presionin ndaj Iranit përmes sanksioneve, teksa po tenton ta sjellë Teheranin në tavolinën e negociatave lidhur me programin e tij bërthamor.

Trump përmes një letre drejtuar Iranit ka propozuar mbajtjen e bisedimeve bërthamore, një propozim që është kundërshtuar nga lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet e tyre – që kanë detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugën dhe të përdorin rrugë më të gjata dhe më të kushtueshme përreth jugut të Afrikës për të transportuar mallrat e tyre – janë në shenjë solidariteti me palestinezët, për shkak të luftës në Gazë.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë thënë se sulmet po pengojnë tregtinë globale.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Udhëheqësi i grupit Huthi është zotuar se rebelët do të shënjestrojnë anijet amerikane në Detin e Kuq për aq kohë sa SHBA-ja do të vazhdojë sulmet në Jemen.

Rebelët Huthi kanë dhjetëra mijëra luftëtarë dhe kanë një arsenal dronësh dhe raketash balisitike. Arabia Saudite dhe Perëndimi kanë thënë se armët e tyre vijnë nga Irani, por Teherani e mohon këtë akuzë.

Rebelët Huthi janë pjesë e të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës”, që përbëhet nga bashkëpunëtorë rajonalë të Teheranit që kundërshtojnë Iranin dhe Perëndimin. Në të bëjnë pjesë edhe Hamasi dhe Hezbollahu, grupe të shpallura terroriste nga SHBA-ja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Izraeli ka thënë se ka dobësuar shumë shumicën e aleatëve rajonalë të Iranit, që kur shpërtheu lufta në Gazë tetorin e vitit 2023. Që atëherë, Izraeli ka vrarë udhëheqës të lartët ë Hamasit dhe Hezbollahut, teksa rrëzimi i Bashar al-Assadit nga pushteti në Siri është parë si një goditje e madhe për Teheranin./Radio Evropa e Lirë

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bisedë Mickoski-Rutte për tragjedinë në Koçan, shqyrtohet mundësia për të aktivizuar sistemin e NATO-s për menaxhim të fatkeqësive
Next Article 48 orë paraburgim për Kreshnik Bekteshin, gjykata e pranon propozimin e Prokurorisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?