By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump zgjeron “TrumpRx” me mbi 600 ilaçe gjenerike për të ulur kostot e barnave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump zgjeron “TrumpRx” me mbi 600 ilaçe gjenerike për të ulur kostot e barnave
Bota

Trump zgjeron “TrumpRx” me mbi 600 ilaçe gjenerike për të ulur kostot e barnave

admin
Last updated: 19/05/2026 09:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 19 maj, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje në mbrëmje zgjerimin e madh të platformës “TrumpRx”, duke shtuar mbi 600 barna gjenerike në faqen qeveritare të barnave me çmime të reduktuara, në një përpjekje për të lehtësuar barrën financiare të amerikanëve për kujdesin shëndetësor, raportoi AP.

Sipas presidentit, zgjerimi e rrit ofertën e platformës gati shtatë herë krahasuar me hapjen e saj në shkurt, kur “TrumpRx” u prezantua me rreth 40 barna, përfshirë medikamente të njohura për humbje peshe si “Ozempic” dhe “Wegovy”.

Trump e cilësoi nismën si arritjen më të madhe në uljen e kostove të kujdesit shëndetësor në historinë moderne, duke theksuar se faqja është vizituar mbi 10 milionë herë që nga lançimi i saj.

Zgjerimi është mundësuar përmes bashkëpunimit me kompani të mëdha farmaceutike online, përfshirë “Amazon Pharmacy”, “GoodRx” dhe “Cost Plus Drugs”, në pronësi të investitorit miliarder Mark Cuban.

“TrumpRx” nuk shet drejtpërdrejt barna, por orienton përdoruesit drejt faqeve të prodhuesve ose ofron kuponë për përdorim në farmaci.

Administrata e paraqet si alternativë ndaj kritikave të demokratëve, të cilët e kanë quajtur platformën më shumë simbolike sesa efektive, duke argumentuar se shumë barna të markave janë më të lira përmes sigurimeve ose versioneve të tjera gjenerike.

Ekspertët paralajmërojnë se kursimet reale varen nga situata individuale e pacientit.

Për shumicën e qytetarëve me sigurim shëndetësor, pagesa përmes mbulimit ekzistues mbetet zakonisht më e leverdishme, ndërsa personat pa sigurim ose me deduktim të lartë mund të përfitojnë më shumë nga zbritjet e “TrumpRx”.

Nisma vjen ndërsa kostot e kujdesit shëndetësor mbeten një shqetësim kryesor për votuesit përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, veçanërisht pas shkurtimeve të fundit në “Medicaid” (programi qeveritar që ofron sigurim shëndetësor për të rriturit dhe fëmijët me të ardhura dhe burime të kufizuara) dhe përfundimit të subvencioneve të zgjeruara të “Affordable Care Act”(Akti i Kujdesit të Përballueshëm (ACA).

You Might Also Like

“Do ta kisha spastruar etnikisht po të isha si Millosheviçi”/ Vuçiç distancohet nga deklarata e ministres serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Sulmet izraelite vranë të paktën 13 palestinezë në Gaza

Një paketë do të shkojë 12 euro? Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin

Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës për grusht shteti që shkaktoi mbi 250 të vrarë

Ursula von der Leyen në Kiev për bisedime mbi integrimin në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot me vranësira dhe i paqëndrueshëm
Next Article NYT ngre padinë e dytë kundër Pentagonit për kufizimet e shtypit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?