By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trupat e Koresë së Veriut luftojnë me rusët kundër Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trupat e Koresë së Veriut luftojnë me rusët kundër Ukrainës
Bota

Trupat e Koresë së Veriut luftojnë me rusët kundër Ukrainës

admin
Last updated: 17/12/2024 08:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po vdesin përkrah forcave ruse si pjesë e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

“Ushtarët e Koresë së Veriut janë angazhuar në luftime në Kursk, së bashku me forcat ruse”, u tha të hënën gazetarëve, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder. “Ne kemi të dhëna se ndër radhët e tyre ka patur të vrarë dhe të plagosur”, tha zëdhënësi Ryder, duke shtuar se pjesëmarrja e trupave koreano-veriore në luftë tani për tani është “e kufizuar në Kursk”, një rajon në Rusi. Pentagoni nuk dha më shumë hollësi mbi viktimat ndër radhët e trupave të Koresë së Veriut.

Zëri i Amerikës kontaktoi ambasadën Ruse në Uashington, e cila deri në publikimin e këtij artikulli nuk i ishte përgjigjur një kërkese për koment. Një zëdhënës i Kremlinit ia përcolli pyetjet në lidhje me vlerësimin e Pentagonit, ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila gjithashtu nuk ka bërë ende një deklaratë.

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë dhe të zbulimit kanë thënë më parë se Pheniani ka dërguar rreth 12,000 ushtarë në Rusi për t’u stërvitur me forcat ruse në pritje për t’iu bashkuar luftës së Moskës kundër Ukrainës. Por Shtetet e Bashkuara thanë se vetëm javën e shkuar, trupat koreano-veriore u bënë jenë pjesë e operacioneve ruse të luftimit.

Konfirmimi amerikan se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë krah atyre të Rusisë kundër Ukrainës erdhi disa orë pasi agjencia e spiunazhit të Ukrainës tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë ishin vrarë ose plagosur në luftimet në disa fshatra në rajonin e Kurskut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi të shtunën Rusinë se po përdorte “një numër të konsiderueshëm ushtarësh koreano-veriorë në sulmet e saj”, duke i cilësuar humbjet e Koresë së Veriut si “të dukshme”.

Të hënën, ai pretendoi se Moska është përpjekur të fshehë humbjet ndër radhët e trupave Koresë së Veriut.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se rusët po përpiqen të fshehin humbjet e koreano-veriorëve”, tha zoti Zelenskyy, duke shtuar, “nuk ka asnjë arsye të vetme që koreano-veriorët të vdesin në këtë luftë”.

Pentagoni tha të hënën se Ukraina gëzon mbështetjen e tij të plotë në shënjestrimin e trupave të Koresë së Veriut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Siç kemi thënë gjatë gjithë kohës, forcat [e Koresë së Veriut] janë objektiva ushtarake legjitime për ukrainasit, duke pasur parasysh se janë të përfshirë në operacione luftarake aktive”, tha zëdhënësi Ryder.

Më herët të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryesorë lëshuan një deklaratë përmes së cilës dënonin përfshirjen në rritje të Phenianit në luftë, si një “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, gjithashtu, paralajmëruan Moskën dhe Phenianin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nëse ata do të kalonin kufirin dhe do të hynin në Ukrainë, ky do të ishte një tjetër përshkallëzim”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës.

Ndërkohë, Norvegjia njoftoi të hënën një ndihmë të re ushtarake në vlerën prej 242 milionë dollarësh për Ukrainën./VOA

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump komenton dronët në disa shtete amerikane: Ushtria po e mban të fshehtë, diçka e çuditshme po ndodh
Next Article Vritet nga shpërthimi i një bombe shefi i forcave të mbrojtjes bërthamore ruse në Moskë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?