By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trupat e Koresë së Veriut raportohet se u zhdukën nga fronti i luftës në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trupat e Koresë së Veriut raportohet se u zhdukën nga fronti i luftës në Ukrainë
Bota

Trupat e Koresë së Veriut raportohet se u zhdukën nga fronti i luftës në Ukrainë

admin
Last updated: 02/02/2025 09:27
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Për muaj të tërë, mijëra ushtarë të Koresë së Veriut sulmuan llogore dhe luftuan bashkë me trupat ruse, që përpiqeshin t’i largonin forcat ukrainase nga territori i tyre.

Kur u shfaqën për herë të parë, vjeshtën e kaluar, zyrtarët perëndimorë u shqetësuan, sepse kishin frikë se do t’i godisnin trupat ukrainase – tashmë të rrethuara gjetkë në vijën e frontit prej 1.100 kilometrash – dhe do t’i detyronin të tërhiqeshin.

Kjo nuk ndodhi. Dhe tani, trupat e Koresë së Veriut raportohet se janë duke u tërhequr nga vijat e frontit. Sipas një raporti të gazetës New York Times më 31 janar, arsyeja duket se ka të bëjë me numrin e lartë të viktimave.

Një zyrtar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili foli në kushte anonimiteti për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, tha se trupat koreanoveriore u zhvendosën, në fakt, për shkak të “humbjeve të mëdha”, por shtoi se lëvizja e tyre është një “operacion standard”.

Komanda e operacioneve të posaçme e Ukrainës, megjithatë, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se trupat e Koresë së Veriut nuk janë parë në zonat ku forcat speciale po luftonin për rreth tri javë.

“Me gjasë, pas humbjeve të konsiderueshme, u detyruan të tërhiqen”, tha ajo.

Nëse tërheqja e tillë konfirmohet, ajo do të ishte një goditje potencialisht e turpshme mbi komandantët rusë, por edhe mbi pritshmërinë se trupat e Koresë së Veriut do të arrijnë të bëjnë ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës.

Pas paralajmërimeve të Ukrainës me javë të tëra, që u përcollën edhe me imazhe satelitore dhe informacione të inteligjencës, trupat e Koresë së Veriut filluan të shfaqeshin në rajonet ruse në kufi me Ukrainën në mes të tetorit. Atëkohë, zyrtarët thanë se ishin mbi 11.000 syresh.

Por, nuk ishte plotësisht e qartë përse zyrtarët rusë i ishin drejtuar Phenjanit për ndihmë. Disa ekspertë spekuluan se presidenti rus, Vladimir Putin, përpiqej të shmangte thirrjen e një mobilizimi të ri, ose dërgimin e rekrutëve në betejë, nga frika se do të nxiste rezistencë brenda Rusisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

*Kjo video video të një ushtari të kapur nga Koreja e Veriut, i cili tha se ishte mashtruar lidhur me luftimet kundër Ukrainës.

Zyrtarët perëndimorë e përshkruan këtë si një shenjë dëshpërimi. Sipas vlerësimeve të tyre, mbi 700.000 rusë janë vrarë ose plagosur prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Kjo tregon se ai mund të jetë në telashe më shumë seç mendojnë shumica e njerëzve”, tha në atë kohë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, për Putinin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zyrtarët ukrainas parashikuan se trupat koreanoveriore do të përfundonin në Kursk – rajon kufitar rus, ku Ukraina e befasoi Rusinë me një inkursion.

Dhe, në fakt, njësitë ukrainase raportuan takime të shumta me koreanoveriorët në Kursk dhe disa prej tyre i zunë robër.

*Në këtë video shihet një ushtar i kapur nga Koreja e Veriut, i cili tha se ishte mashtruar lidhur me luftimet kundër Ukrainës.

Kur Ukraina sulmoi përtej kufirit në gusht, forcat e saj – disa prej të cilave përfshinin njësitë më me përvojë të Kievit – kapën shpejt një pjesë të konsiderueshme të territorit në Kursk: rreth 1.300 kilometra katrorë. Ky ishte pushtimi më i madh i territorit rus nga një ushtri e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbrojtja e Rusisë fillimisht ishte e çorganizuar – gjë që shkaktoi habi dhe zemërim, sidomos në mesin e banorëve vendas. Por, komandantët ridislokuan njësi, duke i zmbrapsur ngadalë trupat ukrainase, dhe ushtarët e Koresë së Veriut u dislokuan më pas në tetor.

Forcat e kombinuara të Rusisë dhe Koresë së Veriut rimorën deri më sot pak më shumë se gjysmën e territorit që forcat ukrainase pushtuan në Kursk.

Disa ditë pas Vitit të Ri, komandantët ukrainas urdhëruan një ofensivë të re në rajonin e Kurskut, në përpjekje për t’iu kundërvënë fitoreve të Koresë së Veriut.

Arsyetimi ishte sërish i paqartë. Megjithatë, disa ekspertë thanë se qëllimi mund të ketë qenë të fitohej territor, për të përforcuar pozicionin përpara negociatave të mundshme për paqe, të cilat i kërkon presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Dukej se gjatë kësaj përpjekjeje, trupat ukrainase zunë robër disa koreanoveriorë.

“Ata veprojnë sipas taktikave sovjetike, veprojnë në toga. Përfitojnë nga prania e tyre masive”, tha oficeri më i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, në një intervistë muajin e kaluar.

“Ata janë mjaft të guximshëm dhe, sigurisht, ky është problem”, tha ai.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se u kanë shkaktuar viktima të konsiderueshme trupave të Koresë së Veriut. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se numri i tyre ishte më shumë se 3.000 në fund të dhjetorit.

Inteligjenca ushtarake publikoi imazhe të gjërave të kapura nga trupat e Koresë së Veriut – libra, pamflete, madje edhe telefona celularë – edhe pse pak nga përmbajtja e tyre u shpërnda publikisht.

Syrskiy vlerësoi se rreth gjysma e 11.000 – 12.000 trupave të dislokuara, ishin vrarë ose plagosur.

Por, këto vlerësime të Ukrainës nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Disa ditë përpara se Zelensky ta jepte vlerësimin e tij, shërbimi kryesor i inteligjencës i Koresë së Jugut tha se rreth 1.100 koreanoveriorë ishin vrarë ose plagosur.

Shtëpia e Bardhë dha një vlerësim të krahasueshëm më 27 dhjetor: më shumë se 1.000 ishin “të vrarë ose të plagosur në këto luftime, vetëm javën e kaluar”.

Inteligjenca e Koresë së Jugut dha një raport të përditësuar më 13 janar: 200 koreanoveriorë të vrarë, 2.700 të plagosur.

Tërheqja e trupave të Koresë së Veriut nga luftimet mund të jetë një shenjë se sa efektive ishin sulmet ukrainase, sidomos nëse forcat e Kievit kishin prioritet shënjestrimin e ushtarëve të Phenjanit.

Por, rotacionet e trupave janë gjithashtu normale në çdo fushëbetejë: ushtarët e rraskapitur kanë nevojë për pushim; njësitë me shumë viktima duhet të rimbushen ose riorganizohen; municioni dhe predhat duhet të grumbullohen.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tragjike në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijë të vdekur pas shembjes së një shtëpie të pabanuar
Next Article Përfitimet e konsumimit të një luge vaj ulliri në mëngjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?