By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”
MaqedoniTOP LAJM

Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

admin
Last updated: 28/04/2025 09:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët në temë “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”. Ngjarja ka për qëllim të hapë debat për nevojën e miratimit të një ligji i cili do ta rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes dialogut ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit civil. 

Fjalime hyrëse do të kenë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Mihail Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian, Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë dhe Angjela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së. 

Pastaj vijon prezantim i gjetjeve nga analiza për nevojën e miratimit të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i përgatitur në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja, me folësit Karsten Manke, lider i ekipit dhe ekspertëve të lartë juridikë Martin Sopronov dhe Margarita Caca Nikollovska.  

Qëndrimet e gjykatësve nga Gjykata Kushtetuese do t’i sqarojnë gjykatësit Ana Pavllovska – Daneva dhe Tatjana Vasiç – Bozaxhieva, përderisa, mendime nga përfaqësues të profesionit ligjor do të ndajnë profesorët Tanja Karakamisheva – Jovanovska, Jeton Shasivari, Denis Preshova dhe Renata Deskoska. 

Nga sektori civil qëndrimet do t’i tregojnë Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Bojan Trpevski nga Asociacioni i Juristëve të Rinj të Maqedonisë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Palevski do t’iu përgjigjet pyetjeve nga Prokuroria
Next Article Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?