By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U dënua me një vit burgim, Shukri Buja thotë se nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar të Lipjanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U dënua me një vit burgim, Shukri Buja thotë se nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar të Lipjanit
Maqedoni

U dënua me një vit burgim, Shukri Buja thotë se nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar të Lipjanit

admin
Last updated: 15/07/2025 11:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë, ditën e hënë ka shpallur fajtor Shukri Bujën në rigjykimin e rastit “Veteranët”, duke e dënuar me një vit burgim.

Pas vendimit të Themelores, ka reaguar Buja, duke e quajtur vendimin si politik, dhe tentim për ta ndalur rrugëtimin e tij politik, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së, tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani”, ka pohuar ai.

Më tej, ai ka shkruar “Unë kam respektuar dhe vazhdoj të respektoj organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, një shtet për të cilin kam sakrifikuar rininë time në burgjet serbe, kam luftuar për çlirim së bashku me bashkëluftëtarët, kam ndihmuar në ndërtimin e institucioneve, si dhe kam shërbyer me përkushtim e përgjegjësi në komunën tonë”.

Buja ka njoftuar se ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij, kandidimin për kryetar të Lipjanit.

“Edhe kur drejtësia merr vendime të padrejta e të motivuara politikisht unë nuk i mohoj, por i sfidoj me dinjitet dhe në rrugë ligjore. Dua t’ju njoftoj se rrugëtimin tim politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri, sepse ligji nuk e ndalon kandidimin tim. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye unë do të vazhdoj betejën ligjore deri në fund”, theksoi ai.

Ai ka pohuar “U përballa me drejtësinë serbe, me drejtësinë ndërkombëtare dhe me sfida të shumta brenda institucioneve të shtetit tonë për më shumë se dy dekada dhe nga të gjitha dola i pastër dhe fitimtar”.

“Kjo e fundit? Një betejë e vogël, qesharake dhe e motivuar politikisht, dhe si e tillë do të përfundojë atje ku u takon vendimeve të padrejta: në shportën e mbeturinave historike”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale që nga viti 2018, të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, duke njohur në mënyrë të paligjshme statusin e veteranit të luftës për persona që nuk i plotësonin kriteret ligjore.

Prokuroria ka theksuar se veprimet e tyre janë bërë me qëllim përfitimi pasuror për persona të tretë, përmes shkeljes së detyrave zyrtare dhe keqpërdorimit të pozitës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Modelja australiane shkakton reagime me veshje provokuese në dasmën e vajzës së Sting në Siçili
Next Article Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?