By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U dhunua nga 4 persona, si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, shefi i Neurokirurgjisë: Sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > U dhunua nga 4 persona, si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, shefi i Neurokirurgjisë: Sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën
Shqipëri

U dhunua nga 4 persona, si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, shefi i Neurokirurgjisë: Sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën

admin
Last updated: 31/05/2024 11:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët pasi avokati vazhdon të jetë i intubuar.

I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj,  shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof dr Fatos Olldashi tha se për sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën.

Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri , do te tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi.

Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Dorian Alia u shpreh se takimi pranë kopshtit 31 ishte i rastësishëm. Ai pretendon se vetëm e ka përshëndetur avokatin por kur ky i fundit e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht. Kur e ka parë se avokati është rrëzuar është larguar me vrap nga paniku.

Para hetuesve Dorian Aliaj ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi i një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit artificial.

Pala e përfaqësuar nga avokati fitoi gjyqin në të 2 shkallët e gjyqësorit por një prej 8 trashëgimtarëve, Dritan Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës çka solli bllokimin e pjesës takuese të tij.

Top Channel mëson se dhe para sulmit Dritan Nano e ka kërcënuar avokatin që të hiqte dorë nga padia që i kishte bllokuar pronën sepse në të kundërt do ta pësonte.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prokurori i Përgjithshëm takohet me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
Next Article Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?