By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U liruan nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për rastin e 27-vjeçarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U liruan nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për rastin e 27-vjeçarit
Maqedoni

U liruan nga paraburgimi pesë policët e dyshuar për rastin e 27-vjeçarit

admin
Last updated: 31/07/2025 19:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi ai në Facebook.

Pesë zyrtarëve policorë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, më 9 korrik u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Por, më 17 korrik, Apeli anuloi aktvendimin e Themelores.

Rasti u dërgua në rivendosje dhe më 23 korrik, Themelorja sërish vendosi që pesë zyrtarët policorë të mbeteshin në paraburgim. Për këtë vendim, palët mbrojtëse dërguan ankesë në Apel.

Agon Zejnullahu, 27 vjeç, vdiq në orët e para të 7 korrikut, pasi ishte arrestuar nga policia në Lipjan.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Por, familjarët dhe avokati i tyre, kanë thënë se policia ka përdorur forcë të tepruar ndaj 27-vjeçarit.

Ngjashëm kanë thënë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, pasi kanë parë disa pamje që kanë qarkulluar në internet.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çitaku i reagon Hajdarit: Po shqetësohesh pse Prokuroria paska pasur qasje në dokumente “sekrete”, sekrete që i ke ndarë me Ridvanin
Next Article Edhe Nisma në mbështetje të protestës së veteranëve kundër padrejtësive ndaj krereve të UÇK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?