By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “U shkundën plakat” – Legjenda që ‘u jetësua’ këtë Prill
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > “U shkundën plakat” – Legjenda që ‘u jetësua’ këtë Prill
Kuriozitete

“U shkundën plakat” – Legjenda që ‘u jetësua’ këtë Prill

admin
Last updated: 07/04/2025 13:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ndryshimi i motit dhe bora në prill, qytetarët i gjeti të pa përgatitur. Thonë se pasi pranvera trokiti në derë, nuk kishin menduar se do të duhet sërish t’i rikthenin rrobat e dimrit. Edhe pse qershitë në qendër të Shkupit veç më kishin lulëzuar, mes tyre vëreheshin shumë qytetarë të veshur si të ishte muaji shkurt.

Disa qytetarë kujtojnë legjendën e tre plakave.

“S’kemi çka të bëjmë, moti ndryshon. Thuan se janë shkundur plakat këto ditë? Eh, po shkundën edhe pse duhet të jetë në mars por prilli i ka shkundë pak më tepër. Janë hidhëruar? Po, më kënd janë hidhëruar? Eh nuk e di. Ka pasur edhe më herët, e mbaj mend edhe në prill ka rënë borë deri në gjysmë metër”, tha një qytetar.

“Keq, shumë ftohet është. E dinë legjendën e tre plakave? Po. Çfarë ka ndodhur me tre plakat? Tre plakat e kanë ruajtur drurin për këtë kohë dhe pastaj kanë thënë, më shumë ruaje drurin për këtë kohë se do vijë i ftohti”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Cilën legjendë apo për tre plakat? Plaka i ka thënë dhisë, vrapo në mal sepse i kanë thënë “Seçkut” diçka të keqe, ndërsa Seçku ka thënë, më jep Martë tre ditë që unë t’i udhëheq dhe kështu plaka është shndërruar në gurë. Tani nuk është shkurti por ndodhë që në çdo katër vite të ngrije në prill”, theksoi një qytetar tjetër.

“Me befasoi moti, dola në mëngjes dhe e shoh diell por kur dola jashtë, ngrina. Cila është porosia deri tek “Gjyshe Marta”? Që të mos hidhërohet aq shumë”, tha një qytetar.

Pas ndryshimit të motit dhe borës së prillit, në rrjetet sociale shpërndahen video qesharake sa i përket legjendës së tre plakave.

Sipas legjendës, një herë e një kohë, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell plaka iu drejtua qiellit dhe tha: “Tani unë do t’i kullos për qejfi bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Në atë moment, marsi i tha shkurtit : “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka ka”. Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke e kthyer atë në shkëmb.

You Might Also Like

Cilat janë punët më të paguara që askush nuk dëshiron t’i bëjë?

Një burrë ha rreth 1 kg mjaltë në një minutë dhe vendos rekord botëror

Një qen forcon lidhjen në qift, thotë studimi

Të jesh fëmijë i vetëm…

Kuptimi i nishaneve në fytyrë dhe trup për personalitetin tuaj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ganiu priti në takim David Dyer, drejtor i Operation Mercy
Next Article Kurti e ftoi në takim Abdixhikun, reagon NISMA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?