By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne
Maqedoni

U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

admin
Last updated: 02/05/2024 16:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 2 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish presidentët Moisiu dhe Topi si dhe shumë personalitete tjera.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Do doja të ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit.

Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajn që si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen.

Mirëpo, vërtetë Shqipëria ka ndarë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova shtet, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. E kam thënë botërisht kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam për çlirimin e Kosovës, por pa garancat se nuk do ketë kryngritje në Maqedonisë sepse shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e papërpunueshme shumë më herët, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur, pa simbole.”, tha Ahmeti në Tiranë

Ai më tej shtoi “Sot edhe ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Edhe ju me krenari është Flamuri kombëtarë, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptar, 5 mijë euro është gjoba nëse nuk e kemi. Kemi tre universitete.”

Unë do doja të ju falenderoj shumë për këtë nder, e ndaj me 3 mijë mbetje mortore që i kam në vendlindje se për këtë flamur dhe këtë gjuhë janë vrarë dhe ju më keni nderuar mua, ju falenderoj shumë, suksese patshi në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rekord i transportit ajror, Shqipëria vendi me rritjen më të lartë! Në mars, 233 për qind më shumë udhëtarë se në 2019
Next Article “As Mehmet Shehu s’do i bënte deklaratat skandaloze që bëri Dumani për gjykatat”, Meta sulmon sërish kreun e SPAK dhe ironizon ndërkombëtarët: Të jesh ambasador në Shqipëri…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?