By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëheqësi opozitar hungarez akuzoi Rusinë për ndërhyrje politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Udhëheqësi opozitar hungarez akuzoi Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzoi Rusinë për ndërhyrje politike

admin
Last updated: 14/08/2025 17:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë, ku pretendohej se Komisioni Evropian po shqyrton “ndryshimin e regjimit në Budapest”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në pushtet që nga viti 2010, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar nga disa udhëheqës të tjerë të Bashkimit Evropian për raportet e mira të Qeverisë së tij me Moskën dhe për kundërshtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën – që po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022 – ndërkohë që kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë pas rritjes së inflacionit.

Disa analistë politikë thonë se, me partinë e tij të djathtë Fidesz që renditet pas Partisë Tisza të qendrës së djathtë të Magyarit në sondazhe, Orban po përballet me sfidën më të vështirë të sundimit të tij në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Në njoftimin e SVR-së, të publikuar të mërkurën, u tha se bazuar në informacionin që ka pranuar ky shërbim, Komisioni evropian e sheh udhëheqjen aktuale të Hungarisë si pengesë gjithnjë e më serioze për një “Evropë të bashkuar”.

Tetorin e vitit të kaluar, Orban, i cili ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndalur importet e energjisë ruse, po ashtu pretendoi se ekzekutivi i ri i BE-së po përpiqej të rrëzonte Qeverinë e tij dhe të vendoste një administratë “kukull” në Budapest.

“Brukseli është i zemëruar për përpjekjet e Budapestit për të ndjekur një politikë të pavarur dhe për të ndikuar në vendimmarrjen kolektive, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe Ukrainës”, tha SVR-ja, duke e përshkruar Magyarin si besnik ndaj “elitave globaliste”.

Magyar tha se Rusia po përpiqet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndikuar te votuesit në Hungari.

Budapesti është anëtar edhe i NATO-s, por nën udhëheqjen e Orbanit ka refuzuar që të dërgojë armë në Ukrainën fqinje.

“Dje nisi zyrtarisht një operacion kundër Hungarisë. Një shtet i huaj, një shtet jo aleat, po ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, shkroi Magyar në Facebook.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se në njoftimin e SVR-së “nuk kishte asgjë të re”, duke përsëritur pretendimet euroskeptike të Orbanit se udhëheqësit e BE-së duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, u bë lideri i vetëm i BE-së të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët që thoshte se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur për të ardhmen e saj.

Përpara mbajtjes së një samiti në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Putinit të premten, Orban gjithashtu tha se Rusia kishte fituar luftën në Ukrainë.

You Might Also Like

Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO

Todd Blanche konfirmohet si Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

Spanja vendos kontrolle kufitare ndaj Italisë, përshkallëzohet përplasja për fluksin e migrantëve në Ceuta

Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën

Rëndohet gjendja shëndetësore e Joe Biden, djali i tij Hunter: Kanceri është përhapur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia dhe Ukraina këmbyen të burgosur të luftës
Next Article Telashe për WhatsApp dhe Telegram/ Kompania akuzon Rusinë për bllokim të shërbimeve të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?