By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëheqësia e MPB-së në takim me ambasadoren amerikane Ageler
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Udhëheqësia e MPB-së në takim me ambasadoren amerikane Ageler
Maqedoni

Udhëheqësia e MPB-së në takim me ambasadoren amerikane Ageler

admin
Last updated: 15/02/2024 18:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev zhvilluan një takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.

Siç njoftoi MPB-ja, ministri Toshkovski e informoi ambasadoren Ageler për funksionimin e MPB-së në Qeverinë teknike, e cila ka rol parësor në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme, që është sjellja ligjore dhe profesionale në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

“Në atë kontekst, ministri Toshkovski theksoi pamundësinë sipas ligjit të emërojë kryeshef të SPB Tetovë, me të cilën cenohet mundësia që të jetë garantues i procesit zgjedhor në atë zonë”, njoftoi MPB-ja.

Ministri Toshkovski shpjegoi veprimet e ndërmarra në lidhje me rëndësinë e dokumenteve të udhëtimit dhe theksoi zgjidhjen e këtij problemi në të njëjtën mënyrë si me patentë shoferët, gjegjësisht me ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, duke u vendosur në rolin e mbrojtësit së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në takim, ambasadorja Ageler deklaroi se e kupton procesin e përgjithshëm në drejtim të zgjidhjes së problemit me dokumentet personale dhe theksoi se ofron mbështetje të gjithanshme në drejtim të zgjidhjes së problemit, nga aspekti teknik apo të resurseve të tjera.

“Në të njëjtën kohë, ajo shprehu bindjen se Ministria e Punëve të Brendshme do të përmbushë përgjegjësinë e saj profesionale për organizimin e zgjedhjeve të sigurta, të ndershme dhe demokratike dhe përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm dy palësh, duke potencuar projektete aktuale të filluara në bashkëpunim me Programet në të cilët punohet për realizimin e tyre nga aspekti i rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë”, theksojnë nga MPB-ja.

Zëvendësministri plotësues, Bojmacaliev u falenderua për bashkëpunimin e deritanishëm me SHBA-të, posaçërisht për realizimin e vizitës së paradokohshme në Uashington. Ai potencoi se udhëheqësia e MPB-së në këtë përbërje të Qeverisë teknike, tani për tani funksionon në mënyrë profesionale dhe ligjore, pa ndikime politike dhe në të njëjtën mënyrë duhet të vazhdojë gjatë tërë mandatit të saj.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rikthehet kaosi, autobusët e NTP-së nuk do të qarkullojnë nesër
Next Article Nikollovski: Të gjitha projektet energjetike që do të sigurojnë shpërndarjen e sigurt duhet të vihen në një rrugë të shpejtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?