Filmat kinezë të shfaqur gjatë Festës së Pranverës të vitit 2025 ishin shumë të popullarizuar. Ato patën sukses të madh jo vetëm në arkëtime dhe vlerësime të larta brenda Kinës, por tërhoqën edhe shumë spektatorë globalë, duke pasqyruar tek ata sharmin e madh kulturor dhe artistik të kinematografisë kineze.
Më 17 shkurt, u zhvillua në Pekin ceremonia e nisjes së transmetimit të programit “Udhëtim në Kinë me kinematografinë kineze 2025” , e organizuar nga Byroja Kombëtare e Filmave, Grupi Mediatik i Kinës, Rrjeti Global i Televizionit të Kinës (CGTN), dhe Qendra e Programeve e Kanalit të Filmave.
Ky program ka për qëllim nxitjen e integrimit të kinematografisë kineze me turizimin dhe kulturën.
Programi “Udhëtim në Kinë me kinematografinë kineze” synon të shfrytëzojë popullaritetin global të filmave të periudhës së Festës së Pranverës, të përfitojë nga politika aktuale e tranzitit pa viza në Kinë dhe të tërheqë më shumë turistë të huaj për të ardhur në vend dhe për të përjetuar nga afër një Kinë të besueshme, të dashur dhe të respektueshme.
Programi orienton ndjekësit e huaj të filmave kinezë që të njohin stilin kinez përmes tregimeve dhe të stimulojë entuziazmin e tyre për konsumin e turizmit në Kinë. Programi gjithashtu inkurajon kompanitë filmike dhe ato turistike që të zhvillojnë bashkëpunime të ndryshme, të eksplorojnë thellësisht vlerën kulturore dhe turistike të kinematografisë kineze dhe të nisin rrugët e bukura të turizmit me tematikë filmash.
Shikuesit e huaj të filmave kinezë, jo vetëm mund të përjetojnë historitë e mrekullueshme në ekran, por edhe të shijojnë peizazhet natyrore dhe traditat kulturore të Kinës nëpërmjet turizmit.
Gjatë ceremonisë u prezantuan filmat kineze “Ne Zha 2”, “Detektiv në Chinatown 1900”, “Legjenda e Hyjnizimit II: Beteja në Xiqi” në Amerikën Veriore, Australi, Zelandën e Re, Francë, Angli, Spanjë etj.