By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UEFA dënon rëndë Crvena Zvezdën, gjoba më e madhe për parullat “Kosova është Serbi”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > UEFA dënon rëndë Crvena Zvezdën, gjoba më e madhe për parullat “Kosova është Serbi”
Sport

UEFA dënon rëndë Crvena Zvezdën, gjoba më e madhe për parullat “Kosova është Serbi”

admin
Last updated: 26/08/2026 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Crvena Zvezda është ndëshkuar me një total prej 99,500 eurosh pas ndeshjes ndaj Viktoria Plzenit, ndërsa pjesa më e madhe e gjobës lidhet me mesazhet e papërshtatshme të shfaqura nga tifozët.

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Crvena Zvezdës pas ndeshjes së Ligws sw Evropws kundër Viktoria Plzenit, të zhvilluar më 20 gusht dhe të fituar nga skuadra serbe me rezultatin 3-0.

Gjoba më e madhe, prej 50 mijë eurosh, është vendosur për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Në mesin e parullave të shfaqura nga tifozët ishte edhe mesazhi “Kosova është Serbi”, i cili ka sjellë ndëshkimin më të madh financiar në këtë vendim.

UEFA e ka dënuar gjithashtu Crvena Zvezdën me 20 mijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit, ndërsa për ndezjen e mjeteve piroteknike klubi duhet të paguajë edhe 9,500 euro.

Ndëshkimi më serioz lidhet me sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Për këtë shkelje, Crvena Zvezda është gjobitur me 20 mijë euro dhe është urdhëruar mbyllja e pjesshme e stadiumit, konkretisht sektori 3 i tribunës veriore, në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas.

Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh. Nëse klubi kryen shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe, mbyllja e sektorit mund të aktivizohet.

Në total, Crvena Zvezda është dënuar me 99,500 euro gjobë, ndërsa UEFA ka dhënë një sinjal të qartë se mesazhet raciste, diskriminuese dhe politike në stadiume nuk do të tolerohen.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: VMRO dhe BDI janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme
Next Article BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup–Bllacë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?