By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale
Bota

Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale

admin
Last updated: 23/07/2025 22:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha dhe homologu i tij izraelit Gideon Saar, i cili po viziton Ukrainën, njoftuan sot fillimin e një “dialogu” midis vendeve të tyre për të luftuar së bashku “kërcënimin iranian”.

“Irani dhe Rusia përbëjnë një kërcënim ekzistencial jo vetëm për vendet tona, por gjithashtu për sigurinë globale”, tha Sybiha.

Ai vlerësoi se Moska, Teherani dhe Koreja e Veriut, të cilat dërguan ushtarë për të luftuar ushtrinë ukrainase përkrah forcave ruse, përbëjnë “një aleancë regjimesh keqdashëse që mbështesin njëra-tjetrën dhe kërcënojnë botën e lirë”.

“Përballë këtyre kërcënimeve, ne ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh. Dhe vendosëm sot të nisim një dialog të veçantë mbi kërcënimin iranian”, shtoi ministri ukrainas.

Ai foli për moment të rëndësishëm në bashkëpunimin në fushën e “teknologjive të mbrojtjes” midis Izraelit dhe Ukrainës, e cila sipas tij është bërë vendi i parë në botë që prodhon avionë ushtarakë pa pilot (dronë) pas pushtimit rus në shkurt 2022.

Nga ana e tij, Gideon Saar deklaroi se të dy vendet do të “vazhdojnë” të forcojnë “miqësinë e tyre” dhe “të mbështesin njëri-tjetrin”, duke ftuar homologun e tij ukrainas të vizitojë vendin e tij.

Ai siguroi se Izraeli “mbështet” Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke dënuar “sulmet ruse kundër civilëve” dhe se ka ofruar ndihmë humanitare dhe ka dërguar specialistë për “stresin post-traumatik” në Ukrainë.

“Dy vendet tona po kalojnë kohë të vështira, kohë sprovash, ata janë “përballur me luftë dhe vuajtje”, tha ai, duke kujtuar se shumë izraelitë janë me origjinë ukrainase.

Pas sulmit në shkallë të gjerë rus ndaj Ukrainës, Izraeli kishte mbajtur një qëndrim neutral dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë ndryshe nga shumë vende të tjera perëndimore.

Por marrëdhëniet e tij me Moskën janë përkeqësuar për shkak të forcimit të aleancës midis Rusisë dhe Iranit, i cili akuzohet për furnizimin e Kremlinit me dronë sulmues dhe luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, të cilën autoritetet ruse e kanë dënuar.

Gideon Saar falënderoi qeverinë ukrainase për vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë iranianë, shprehu mbështetje për bombardimet izraelite të Iranit, “dënoi Hamasin” dhe mbështeti të drejtën e Izraelit “për t’u vetëmbrojtur”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Virusi që përhapet nga mushkonjat
Next Article Arjan Konomi uron deputeten e “SHB” për mandatin, s’i kursen ironitë ndaj Shabanit: Intrigat e Dr. Endri Maskarait dhe dajo Zeqir Hajvanit, dështuan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?